Mirëqenie

March 1, 2018 | 8:57

Frutat dhe perimet që nuk janë të stinës shkaktojnë dëmtime në trup

Jo më kot u nisa të bëj këtë shkrim, pasi shoh që ka shumë faqe dhe grupe të ngritura në rrjete sociale që promovojnë sidomos ushqimet e fëmijëve, duke përfshirë recetat e nënave krijuar me aq dashuri për fëmijët e tyre. Dua t’i përgëzoj, por edhe t’ju informoj. Jo çdo gjë që gjendet në tregun e fruta perimeve është e shëndetshme. Ushqimi duhet të jetë stinor.

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Jo më larg se sot pashë receta të nënave me mollë, banane dhe luleshtrydhe. Dhe i quanin bio… Hmm, më lejoni t’ju tregoj që nuk po i bëni aspak mirë fëmijëve tuaj. Tregu ka shumëllojshmëri, por duhet të bëhemi të zgjuar. Trupi jonë përshtatet me klimën dhe rrjedhimisht ushqimin që sjell klima. Sigurisht që duhet të marrim shumëllojshmëri ushqimore, por ushqime ‘klimaterike’. Ne e dimë që duhet të hamë fruta dhe perime, por sipas stinëve. Pse është e rëndësishme kjo? Përbërja kimike e ushqimit është e plotë gjatë stinës dhe nuk është e plotë jashtë stinës apo para stinës. Dhe këtë duhet ta dini mirë.

Frutat ekzotike normalisht vijnë nga mijëra kilometra larg. Merre produktin nga kilometri 0 është kushti dy. Produktet jashtë stine si domate, speci, shalqiri, kungulli, luleshtrydhe nuk mund të piqen në mënyrë të natyrshme pasi duan kohëzgjatjen diellore dhe ngrohtësinë. Si rriten këto? Formojnë kokrrën me kimikate, rriten me rregullatorë të rritjes. Edhe frutat para dhe në fund të stinës nuk janë të mira. Në mes të stinës hani sa të doni fruta perime. Por para dhe pas stine jo!

Ushqimi duhet te ketë aromë dhe shije, pasi janë të lidhura me përbërjen e produktit. Nëse s’kanë shije dhe aromë, kanë kimikate që i kanë zëvendësuar ato. Populli na ka mësuar këtë për mijëra vjet. Aromë dhe shije të ushqimit. Juve i jepni domate tani fëmijëve tuaj. Por kimikatet nuk lejojnë të zhvillohet përbërja kimike e ushqimit. 50 domate të tanishme nuk barazohen as me një domate stine! Pak me kujdes ju lutem!

Ngjyrat në pjatë jo domosdoshmërisht tregojnë shëndetin e pjatës. Problemi është që efektin këto nuk e japin menjëherë, por pas disa vitesh. Mos i bëni fëmijët kavie eksperimentale.

Ushqehuni me sezone dhe lokalitet!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top