Mirëqenie

February 23, 2017 | 10:21

Frutat dhe perimet zgjasin jetën

Të ngrënit e shumë frutave dhe perimeve, dhjetë porcione në ditë, mund të zgjasin jetën. Një studim i kryer nga Kolegji Mbretëror i Londrës thotë se një dietë e tillë mund të parandalojë 7.8 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.

1

Studimi po ashtu identifikon se, fruta dhe perime të veçanta reduktojnë rrezikun e kancerit dhe të sëmundjeve të zemrës. Këtu bëjnë pjesë: spinaqi, speci, lulelakra, pastaj molla, dardha, portokalli, limoni e të tjera.

Konstatimet janë nxjerrë duke bërë bashkë të dhënat e 95 studimeve, që përfshijnë zakonet e të ushqyerit të 2 milionë njerëzve.

“Frutat dhe perimet ulin nivelin e kolesterolit, shtypjen e gjakut dhe forcojnë shëndetin e enëve tona të gjakut dhe sistemin imunitar”, tha dr Dagfinn Aune, një nga hulumtuesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top