Mirëqenie

September 21, 2018 | 12:37

Frutat e thata, peshku dhe vaji i ullirit, mbrojnë shikimin

 Dy studime australiane të botuara në revistën “Archives of Ophthalmology” tregojnë se burimet e yndyrave të pangopura dhe acideve omega-3-yndyrore, ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit të makulës, ndërsa acidet trans-yndyrore kanë ndikim të dëmshëm.

Makula është pjesa qendrore e retinës së syrit, e cila është përgjegjëse për mprehtësinë e të parit. Me kalimin e moshës, si edhe për shkak të faktorëve të tjerë, siç janë pirja e duhanit dhe faktorët gjenetikë, krijohen shtresa në retinë të cilat turbullojnë fushën qendrore të të parit.

Studimi në të cilin janë vëzhguar 2.500 persona të rritur për një periudhë dhjetëvjeçare tregon se rreziku i paraqitjes së degjenerimit të hershëm të makulës do të zvogëlohet me 31% nëse gjatë javës konsumoni vetëm një herë peshk, ndërsa ngrënia e arrave, farave, lajthive, bajameve etj., disa herë gjatë javës, zvogëlon me 35% rrezikun e degjenerimit makular.

Ndërsa studimi tjetër i realizuar te 6.700 persona të moshave ndërmjet 58 dhe 69 vjeç, sugjeron se konsumimi i vajit të ullirit (më shumë se 100 ml në javë) ka po ashtu efekt pozitiv në mbrojtjen e makulës nga dëmtimi.

Në këto kushte, përveç kontrollit rutinë tek mjeku okulist, ju duhet të ndiqni një dietë të balancuar.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top