Nuk ha kurrë fruta sepse kanë shumë sheqer! E dëgjon shpesh këtë frazë nga njerëzit. Edhe pse frutat përmbajnë sheqerna natyrale, ato janë të pasura edhe me vitamina, minerale dhe fibra, që i sigurojnë trupit një sërë përfitimesh shëndetësore. Për më tepër, jo të gjitha frutat kanë të njëjtën përmbajtje në sheqer: disa kanë më shumë, disa të tjera kanë më shumë fibra, që ulin indeksin glicemik (ndikimi i sheqerit në nivelet e glukozës në gjak). Kështu frutat janë më të mira se ushqimet e përpunuara ose ëmbëltuesit artificialë.
Nëse vuani nga diabeti, ja cilat janë frutat që duhet t’i bëni pjesë të dietës:
Frutat e pyllit: Të gjitha llojet e frutave të pyllit kanë indeks të ulët glicemik, që do të thotë se kanë më pak ndikim në nivelet e sheqerit në gjak se çdo lloj fruti tjetër. Frutat e pyllit janë të pasura gjithashtu me vitamina dhe antioksidues. Shtoni fruta pylli në kos, bollgur ose përgatisni një lëng duke i përzier me fruta të tjerë.
Qitro: Frutat si grejpfruti ose portokalli janë të pasur në fibra, që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Ata janë të pasura gjithashtu në vitaminë C, që ndihmon për forcimin e sistemit imunitar.
Dardha: Një dardhë e masës mesatare siguron 6 gramë fibra – rreth 24% të sasisë së rekomanduar për gratë nën 50 vjeç.
Molla: Është e pasur gjithashtu në fibra dhe proteina. Ky frut njihet edhe për shumimin e bakterit të mirë në zorrë.
Frutat me bërthamë: Frutat si nektarina, kumbullat dhe pjeshkat kanë zakonisht indeks më të ulët glicemik kur konsumohen të freskëta. Përpiquni të kufizoni versionet e thara.
Rrushi: Shumë njerëz mendojnë se duhet të shmangin rrushin sepse përmban shumë sheqer. Në fakt rrushi është një burim i mirë i fibrave dhe vitaminës B6.
Frutat që duhet t’i hani jo shumë shpesh
Siç mund të shihni në listën e mësipërme, ka një sërë frutash që mund të konsumoni pa u shqetësuar për nivelet e sheqerit. Ka gjithashtu edhe disa fruta të tjerë që mund të keni indeks të lartë glicemik, megjithatë sërish përmbajnë një sërë lëndësh ushqyese të rëndësishme për trupin.
Disa nga këto fruta janë:
- Banania
- Ananasi
- Mango
- Frutat e thata
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.