Të gjithë e dimë se frutat dhe perimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin tonë, por gjithashtu edhe në pamjen e lëkurës.
Në veçanti janë disa fruta që e bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqejë më shumë, gjithashtu e pasurojnë atë me vitamina të shumta.
Boronica
Boronica është e pasur me fibra dhe vitamina A dhe C që i japin lëkurës tuaj ushqime të nevojshme.
Molla
Molla i sjell lëkurës tuaj shkëlqim, gjithashtu ka përmbajtje të madhe të kolagjenit ç’ka rrit elasticitetin e lëkurës.
Shalqiri
I ëmbël dhe freskues që përmban 90% ujë. Shalqiri e ushqen lëkurën tuaj shumë nga brenda.
Banania
Bananet janë ndër ushqimet më të mira që përmbajnë kalium dhe minerale që i japin lagështi lëkurës tuaj.
Ananasi
Ananasi është përdorur gjithmonë si një bimë medicinale, pasi është bima e vetme që përmban një enzimë të quajtur ‘bromelain’, që lufton inflamacionin dhe ënjtjen e lëkurës.
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet i japin shumë shkëlqim fytyrës tuaj, gjithashtu luftojnë rrudhat.
Kivi
Kivi përmban shumë vitaminë C, kjo bën që t’i japë gjallëri dhe shkëlqim lëkurës.
Shega
Shega ndihmon në stimulimin e rigjenerimit të qelizave të vdekura.
Vishnja
Vishnja ndihmon shumë të luftojë radikalet, kështu duke ngadalësuar procesin e plakjes.
Burimi: Balkanweb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.