Ditët e sotme dëgjojmë shpesh se frutat duhen shmangur nga dieta pasi kanë shumë karbohidrate dhe na shtojnë kilogramë të padëshiruar. Mirëpo kjo nuk vlen për të gjitha frutat sepse disa prej mund të ndihmojnë në humbjen e peshës falë fibrave, një lëndë ushqyese që ju mban të ngopur dhe të kënaqur me pak kalori.
Më poshtë do të gjeni frutat që janë plot fibra dhe që ju ndihmojnë të humbni peshë:
- Molla
Mollët e ëmbla dhe të shijshme janë të mbushura me fibra, që ju mbajnë të ngopur dhe rregullojnë sheqerin tuaj në gjak. Gjithashtu molla ndihmon në ndërtimin dhe riparimin e muskujve.
- Portokalli
Portokallet janë të pasura me fibra, por edhe me ujë duke ju mbajtur të hidratuar dhe frenojnë dëshirën për ushqim.
- Mjedra
Mjedrat kanë përmbajtjen më të lartë të fibrave të çdo peme, në 9 gram për filxhan. Ato janë të ëmbla dhe përmbajnë pak sheqer.
- Rrushi
Rrushi përmban naringin, një kompleks që mund të ulë sheqerin në gjak dhe të promovojë humbjen e peshës.
- Pjepri
Pjeprat e verdhë janë ideal për humbje peshe, sepse janë të pasur në fibra dhe të ulët në sheqer, pavarësisht faktit se ata janë të ëmbël.
- Dardha
Një dardhë e mesme përmban rreth 20 % të konsumit të fibrave të rekomanduara për një ditë, duke e bërë atë një ushqim të shëndetshëm, të mbushur me fibra.
- Fara e shegës
Ashtu si shumë prej frutave të tjera në këtë listë, farat e shegës janë plot fibra. Por ato janë gjithashtu ideale për një sallatë, si p.sh me dardhë dhe spinaq të pjekur.
- Pjeshka
Pavarësisht ëmbëlsisë së tyre, pjeshkët kanë relativisht pak sheqer dhe luftojnë obezitetin.
- Qershitë
Qershitë janë të pasura me fibra dhe pengojnë rritjen e sheqerit në gjak.
- Boronica
Boronicat janë të njohura si antioksidantë të shëndetshëm të zemrës, por kërkimet kanë sugjeruar që ato gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e yndyrës së barkut.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.