Mirëqenie

May 30, 2019 | 9:39

Frutat që luftojnë infertilitetin

Mjaftojnë dy muaj dietë të pasur me fruta-perime për të ndikuar pozitivisht në qelizat riprodhuese mashkullore. Sipas një studimi të fundit të kërkuesve italianë në fushën e andrologjisë, efekt bëjnë antioksidantët me të cilat janë të pasura zarzavatet dhe frutat.

Testet janë kryer mbi pacientë me infertilitet idiopatik, që është një ndër shkaqet kryesore të problemeve riprodhuese mashkullore, gjithnjë e më tepër në rritje. Rezultoi se një ndër shkaqet që ndikonin më tepër në dëmtimin e spermatozoidëve dhe fragmentizimin e ADN-së së tyre ishte pikërisht niveli i ulët i antioksidantëve në regjimin ushqimor. Këtij fakti i shtohen më pas edhe shkaqe të tjera si një stil jetese jo i rregullt, ndotja mjedisore, konsumimi i duhanit dhe alkoolit.

Vullnetarët duhet të ushqeheshin për dy muaj me një nivel të lartë fruta-perimesh, që kishin kryesisht sasi të larta të vitaminave C, E, Beta-carotene dhe zink. Në përfundim të kohës se përcaktuar, rezultoi se lëvizjet aktive të spermatozoidëve kaloi nga 10 në 25 %, gjithashtu edhe trajektorja e tyre pësoi një përmirësim të dukshëm me 50%.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top