Mirëqenie

May 24, 2018 | 14:42

Fruthi në shtatzëni: shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Çfarë duhet të bëni kur jeni me fruth gjatë shtatzënisë? Gjatë shtatzënisë disa sëmundje infektive mund të jenë veçanërisht të rrezikshme, ndërsa fruthi, pavarësisht nga mendimet nuk shkakton probleme të veçanta.

Rreziqet janë të pranishme, por mundësitë reale për të shkaktuar probleme të mëdha nuk janë aq të larta sa në rastin e sëmundjeve të tjera.

Shumica e femrave e kalojnë fruthin në fëmijëri duke u bërë kështu imune ndaj kësaj sëmundje.  Kur fruthi prek një grua shtatzënë duhet të ketë shumë kujdes dhe të ketë çdo gjë nën kontroll. Në momentin që prekeni nga fruthi është e nevojshme që t’i nënshtroheni një terapie dhe trajtimi të  bazuar në imunoglobulina.

Rreziqet e fruthit gjatë shtatzënisë

Gratë që preken nga fruthi nuk rrezikojnë të kenë probleme të veçanta për shëndetin e tyre ose për atë të fëmijës. Në rastin e kësaj sëmundje është shumë e vështirë që virusi të arrijë fetusin. Por ka gjithmonë një përqindje të vogël të rrezikut që fruthi mund të arrijë tek fetusi, duke shkaktuar abort.

Nëse gruaja shtatzënë preket nga kjo sëmundje në tri javët e fundit të shtatzënisë, në këtë rast fëmija mund të vuajë nga pneumenia,  një komplikim serioz që shkakton vdekjen tek foshnjat.

Studimet e fundit kanë treguar se si fruthi i kontraktuar gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë sëmundjen e Crohn. Është një patologji e veçantë e zorrëve.

Trajtimi i fruthit gjatë shtatzënisë

Gratë shtatzëna që janë infektuar nga fruthi duhet të kontaktojnë mjekun e tyre. Sa i përket grave që lindin gjatë kësaj periudhe duhet të qëndrojnë larg fëmijës për një periudhë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top