Në fokus

January 20, 2018 | 15:14

Fruthi, nëna refuzon vaksinën për fëmijët, frikë nga autizmi. Doktoreshë Liri Berisha: Vaksina asnjë lidhje me sëmundjen!

 

Gazetare Elisa Gjerani / TCH

Arrin në 20 numri i të prekurve nga virusi i fruthit në vendin tonë. Frika nga fruthi ka rritur fluksin e prindërve që kërkojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre, ndonëse më parë kishin deklaruar që nuk do ta bënin.

Vetëm në muajin shtator të këtij viti rreth 44 persona kanë kërkuar ndihmë si pasojë e prekjes nga epidemia e fruthi. Ndërkohë që mjekët thonë se ka një ndërgjegjësim të prindërve, duke shtuar fluksin dhe ditët e bërjes së MMR nëpër qëndrat shëndetësore. Por për mjekësinë ka dhe raste, si ajo e Monda Qyshkës, një nëne e cila ka refuzuar vaksinën, duke e bërë fajtore për autizmin e djalit të saj.

Monda Qyshka është mësuese pikture në një institucion privat. Është nënë e katër fëmijëve, dy djem dhe dy vajza. Ajo ka vaksinuar dy fëmijët e parë, të dy djem, por refuzon të vaksinojë vajzat, sepse fajëson vaksinën e fruthit për autizmin e djalit të dytë.

Monda Qyshka, prind

Monda Qyshka, prind

Unë jam e bindur që vaksinimi është proces i dëmshëm, sepse e kam pësuar me fëmijën e dytë, me vaksinën e MMR. Për këtë arsye fëmija më ka kaluar në autizëm, dhe unë nuk dua më të njëjtën situatë me fëmijën e tretë apo të kartat. Analizën që i bëra djalit në Itali më doli i intoksikuar me mërkur shumë të lartë”.

Mjekja e njohur Liri Berisha, e cila prej vitesh merret me çrregullimin e spektrit autik tek fëmijët, e hedh poshtë me forcë këtë argument në një intervistë telefonike për TCH.

Liri Berisha, pediatre, kryetare e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, si dhe ambasadore e UNICEF-it

Liri Berisha, pediatre, kryetare e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, si dhe ambasadore e UNICEF-it

Polemikat për vaksinën, sikur vaksina e fruthit shkakton autizëm, kanë qenë të shumta. Personalisht duke e parë në këndvështrimin si mjeke, fillimin e përdorimit të vaksinës do ta konsideroja një revolucion të vërtetë. Jam e bindur se vaksina e fruthit nuk e jep këtë çrregullim. Ka shumë të sëmurë autik, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën që nuk janë vaksinuar dhe kanë autizëm. Ju drejtohem nënave që kush nuk e ka bërë vaksinën e fruthit, të vrapojë e ta bëjë patjetër. Është e domosdoshme”.

Por, njëra prej vajzave të Mondës, ajo që është në moshë parashkollore, përballet me ndalimin për të shkuar në kopsht. Në Drejtorinë Arsimore Tiranë duken të vendosur të zbatojnë ligjin, që ndalon frekuentimin e institucioneve arsimore dhe paraarsimore nga fëmijë të pavaksinuar.

Arjola Byzyka, Drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore Tiranë

Arjola Byzyka, Drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore Tiranë

Sigurisht që kopshti është treguar bujar duke regjistruar fëmijën pa kartelën e vaksinave. Një fëmijë 5-vjeçar i pavaksinuar me asnjë vaksinë, sigurisht që detyrimi ligjor i prindit është që kthejë e të bëjë vaksinën për fëmijën”.

Por Monda është e vendosur të mos ia bëjë vaksinën e fruthit vajzave.

Do zgjidhja një formë tjetër arsimimi ose një shtet tjetër i cili mua më garanton arsimimin e fëmijës dhe mosbërjen e vaksinave”.

Vendet e Bashkimit Europian apo dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë regjime të ndryshme për vaksinat. Por zakonisht, fruthi futet te vaksinat e detyrueshme, apo fort të këshillueshme.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top