Mirëqenie

April 12, 2018 | 8:57

Fruti që ju mbron nga ataku kardiak

Një mollë në ditë mban mjekun larg? Jo dhe aq në fakt. Provoni këtë frut, në vend të kësaj. Studiuesit në Universitetin e Alabamas kanë zbuluar se të hani banane çdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve të zemrës.

Studimi i tyre, i cili synonte të përcaktonte sesi kaliumi i mineraleve ndikon në qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e arterieve, shqyrtoi minj që kishin një dietë që përmbante nivele të ulëta, normale ose të larta të kaliumit. Në përgjithësi, minjtë me dietë të ulët të kaliumit kishin arteriet shumë më të “rënduara” sesa të tjerët.

Nga ana tjetër, minjtë që morën nivele të larta të kaliumit, treguan në mënyrë të konsiderueshme forcimin e arterieve dhe ngurtësinë e reduktuar në aortën e tyre. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se kaliumi mund të zvogëlojë presionin e gjakut.

Sipas ekspertëve, kaliumi përmirëson funksionimin e zemrës duke rregulluar rrahjet e zemrës, tretjen e karbohidrateve dhe ndërtimin e muskujve. Kombinimi i këtyre mund të bëjë mrekulli për arteriet tuaja, duke parandaluar sëmundjet e zemrës dhe goditjet. Tani, studiuesit shpresojnë të provojnë efektet e një diete të lartë kaliumi edhe tek njerëzit.

“Me më shumë kërkime, mund të jemi në gjendje të shohim nëse sëmundja formohet tek njerëzit në mënyrë të ngjashme dhe të zhvillojmë trajtime”, tha Dr. Mike Knapton, drejtor mjekësor i shoqatës për “The British Heart Foundation”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë rekomandon që të rriturit të konsumojnë rreth 3.500 mg kalium në ditë.

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top