Një kërkim interesante nga Capa Hospital and Neuroscience, tregon se teknika e frymëmarrjes mund të përdoret si një alternativë për trajtimin e depresionit. Njerëzit që vuajnë nga sulmet e panikut, zakonisht e bëjnë frymëmarrjen nga gjoksi. Nganjëherë ata ofshajnë për të liruar tensionin nga gjoksi. Frymëmarrja nga gjoksi rezulton në balancimin e oksigjenit dhe dyoksidit të karbonit. Pra, ky është shkaku kryesor i sulmit te panikut.
Disa njerëz e ndalin frymëmarrjen gjatë dhimbjeve. Ndalja e frymëmarrjes e rritë tensionin në muskuj, gjë që kufizon rrjedhjen e gjakut në vendin e dhimbjes. Kjo, po ashtu shton dhimbjen. Frymëmarrja e thellë mundëson zvogëlimin e dhimbjes. Frymëmarrja e thellë gjatë dhimbjeve është shpeshherë efektive te disa pacientë.
Disa njerëz mund ta largojnë dhimbjen plotësisht vetëm me ndihmën e teknikës së frymëmarrjes, mirëpo disa të tjerë nuk munden, sepse nuk janë këmbëngulës sa duhet.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.