Këshilla & Arsye

September 22, 2020 | 8:10

Ftohje, grip apo covid-19, ja simptomat që ju ndihmojnë t’i dalloni lehtësisht

Erdhi përsëri vjeshta dhe kemi përsëri të njëjtin merak. Ftohjet, gripi dhe Covid-19 shkaktohen nga viruse të ndryshme, por mund të kenë simptoma të ngjashme. Mund të jetë e vështirë të gjykosh se cilën mund të kesh. Shumica e njerëzve që ndihen të sëmurë me koronavirus kanë të paktën një nga simptomat kryesore: temperaturë të lartë një kollë të vazhdueshme, një humbje të nuhatjes ose shijes. Pra, çfarë duhet të dini për gjërat e tjera që mund të përjetoni në muajt e ardhshëm?

A do të thotë temperaturë që kam koronavirus?

Një temperaturë e lartë është 37.8C ose më lart. Kjo mund të ndodhë kur trupi po lufton çdo infeksion, jo vetëm koronavirusin. Është mirë të përdorni një termometër përpara se të panikoseni.  Edhe pse ethet janë një simptomë kryesore e koronavirusit, mund të jetë grip ose një infeksion tjetër. Ndërkohë, temperatura e lartë nuk është simptoma e të ftohtit. Nëse keni ethe bëni një test të Covid-19.

Po për kollën?

Nëse keni ftohje ose grip mund të keni edhe kollë, së bashku me simptoma të tjera. Gripi zakonisht shfaqet papritmas dhe të sëmurët shpesh përjetojnë dhimbje muskulore, dhimbje koke, lodhje, dhimbje fyti dhe rrufë. Ftohjet kanë tendencë të zhvillohen më gradualisht dhe janë më pak të rënda, megjithëse ende ju bëjnë të mos ndiheni mirë. Së bashku me një kollë, mund të keni teshtitje dhe dhimbje fyti dhe hundë të lëngshme. Ethet, dhimbjet e muskujve dhe dhimbjet e kokës janë të rralla. Një kollë e koronavirusit do të thotë të kolliteni për më shumë se një orë. Nëse zakonisht keni një kollë për shkak të një gjendje kronike mjekësore si astma, mund të jetë më keq se zakonisht. Ju duhet të testoheni për koronavirus nëse keni një kollë të re dhe të vazhdueshme.

Çfarë do të thotë humbje ose ndryshim në erë ose shije?

Këto janë simptoma kryesore të koronavirusit dhe nënkuptojnë se duhet të bëni një test. Mund të jetë edhe një i ftohtë i thjeshtë, por ju duhet të kontrolloheni, edhe nëse nuk ndiheni keq, për të shmangur rrezikun e përhapjes së virusit.

A do të thotë teshtima që kam koronavirus?

Teshtitja nuk është simptomë e koronavirusit dhe nëse nuk keni edhe ethe, kollë ose humbje të nuhatjes dhe shijes, nuk keni nevojë për një test. Por, pikat e teshtimës mund të përhapin infeksione, kështu që mbani një maskë ose pecetë dhe më pas  vendoseni në kosh dhe lani duart.

Po nëse keni rrufë ose hundë  të bllokuara?

Ndërsa kalojmë një dimër nëpër punë dhe me fëmijë që shkojnë në shkollë, rrufa nuk është një arsye për të bërë tesin e Covid-19. Të dhënat nga një aplikacion që ka monitoruar simptomat e Covid-19, të raportuara nga përdoruesit në Britani, tregojnë që fëmijët paraqiten më rrallë me simptoma të frymëmarrjes dhe ka më shumë të ngjarë të vuajnë nga ethe, dhimbje koke, lodhje dhe skuqje të lëkurës.

Po sikur të mos ndihem shumë mirë?

Njerëzit me koronavirus kanë një gamë të gjerë simptomash, duke filluar nga ato të lehta deri te ato të rënda, megjithëse disa nuk do të kenë fare, por prapë mund të jenë infektive. Ndërkohë mjekët thonë se nëse ju apo fëmija juaj përkeqësoheni duhet të telefononi autoritetet shëndetësoredhe të merrni sa më parë ndihmë. Besojini instikteve tuaja.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top