Studime të ndryshme tregojnë se fruti i ftoit ka veti anti-alergjike dhe se konsumimi i rregullt i tij ndihmon në tretjen dhe për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolin dhe presonit në gjak.
Sugjerohet të përfshihet në dietë sidomos nga të prekurit me tuberkuloz, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj. Receta të ndryshme me bazë ftoin ndihmojnë për shërimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, kollës, diarresë, etj.
Ftoi, fruti me shumë vitamina
Ftoi është frut vjeshtor, i cili përmban vitaminë B17, e cila ka efekt anti-kancerogjen.
Ftoi përmban me shumicë vitaminën C, por edhe provitaminën A, vitamina B1, B2, si dhe niacinë. Nga mineralët më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Ftoi ka veti shëruese njësoj si farat e gjethet e tij.
Çfarë kuron ftoi dhe si ta konsumoni?
Ftoi përdoret i freskët apo në formë kompostoje, si reçel, marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera. Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat janë të hidhura dhe pa erë, ato thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken.
Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak ditë para pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata.
Ai përmban vitamina A dhe C, sheqer, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Ftoi është i pasur me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftoi përdoret për forcimin e organizmit tek të moshuarit, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.