Mirëqenie

January 25, 2016 | 9:42

Ftojini njerëzit në zyrë

  1. isidaNga:Isida Lalaj

Duke qenë se flasim për përkrahjen në çift dhe jo vetëm në rubrikën e marrëdhënies, nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes dhe një tjetër raport me po kaq rëndësi. Flasim pikërisht për raportin mes kolegësh, femra apo meshkuj në punë, zënkat apo tolerancën e tepruar, cic-micet që karakterizojnë një marrëdhënie pune, por që përtej kësaj mund të krijojë lidhje edhe më të shëndosha nëse u jep kohë dhe vlerën e duhur edhe jashtë zyrës. Ka mjaft raste që pa e ngatërruar punën me shoqërinë, sjellin miqësi të reja, të cilat janë të vlefshme dhe ndihmojnë në modelimin e një shoqërie të shëndoshë.

Ekzistojnë tri lloj marrëdhëniesh në punë, të ndryshme nga secila nisur nga tiparet që e karakterizojnë.

Epror – vartës

Vartës – epror

Vartës – vartës

Nëse ju jeni eprori, atëherë me patjetër që duhet të luani rolin tuaj brenda zyrës (ambientit të punës), por KUJDES! Mjafton të jeni i qartë dhe i prerë në ato që shprehni në caktimin e detyrave dhe objektivave, por jo strikt, të hekurt dhe të ftohtë. Pa shumë ‘pe-lëshuar’ ju mund të jeni miqësor, në mënyrë që vartësi juaj të jetë i gatshëm për të punuar dhe arritur objektivat e punës. Po kështu, ju mund të organizoni takime të shkurtra jashtë ambientit të punës për një kafe të shpejtë gjatë orarit të drekës, për të diskutuar rreth problematikave që mund të hasen etj., si dhe të jeni krahëhapur ndaj ideve apo propozimeve që mund të shprehë dikush nga vartësit. Dihet që puna në grup është një zinxhir shumë i gjatë, ndaj dhe secila hallkë (pra çdo punonjës) ka rëndësinë e vet. Ja sepse vartësit ndaj eprorit të tyre duhet të jenë pesha kryesore e rolit të tyre, sepse pa ata, objektivat mbesin thjesht grafik e letër. Ama, punonjësit duhet të jenë të qartë, të komunikueshëm dhe të mirëkuptueshëm në kërkesat e tyre ndaj eprorit lidhur me mbarëvajtjen në punë gjatë problematikave që mund të hasen apo dhe ideve që mund të shprehin. Gjithashtu nuk përjashtohet ideja e ndonjë kafeje së bashku pasdite, nëse është mundësia krijimit të ndonjë raporti miqësie, përtej ambientit të punës. Ndodh që marrëdhënia ‘vartës-vartës’ të jetë një problem i madh, ndaj është e rëndësishme të jemi të hapur, të sinqertë dhe paqësorë ndaj njëri-tjetrit në gjërat që shprehen në detyrat që bëjnë së bashku, në kontradiktat gjatë punës etj. Është shumë e rëndësishme të ruhet etika e komunikimit dhe të mos kalohet caku i miqësisë në raste zënkash.

Në fakt secili raport është delikat, aq më tepër në raportin ‘epror-vartës’ e ‘vartës-epror’ kur njëri prej tyre është mashkull e tjetra femër. Kjo për shumë arsye, por sidomos për realitetin patriarkal shqiptar, ku shpesh lindin kekuptime në sjellje. Por, është në dorën e të gjithëve ne që ky mentalitet të ndryshojë. Gjithëkush duhet të pranojë e respektojë rolin e vet dhe të të tjerëve nën frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës. Mos ki frikë ta bësh hapa të vegjël, por të dukshëm si, të qeshësh më shumë apo të qëndrosh në këmbë kur jeni duke biseduar me të tjerë.

Ja se si mund të ndërtoni marrëdhënie me shefat, kolegët dhe klientët për të ndikuar tek ata si dhe të keni sukses në karrierën tuaj.

Jini të ndershëm dhe të sinqertë

Gjej stilin tënd

Mos ki frikë nga ndryshimi

Gjeni gjuhën e përbashkët me njerëzit e ‘vështirë’

Hiq bllokimet mendore

Ndikoni në mënyrën e duhur

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top