Mirëqenie

November 30, 2018 | 14:10

Fuqia e duarve: Mbushuni me energji shpirtërore përmes duarve tuaja

Tashmë është e mundur që të rimbushësh energjinë shpirtërore të një njeriu vetëm nëpërmjet fuqisë së duarve. Si? Ne të gjithë kemi dhuratën e shërimit tek vetja, edhe pse nuk e kuptojmë atë. Për shumë dyshues, duke respektuar skepticizmin e tyre, është e dobishme të mbani mend një shembull të vogël: një plagë arrin të shërohet pa shumë mundim duke lënë edhe një mbresë!

Megjithatë, shërimi është përtej kontrollit fizik. Kur ndihemi të trishtuar dhe derdhim lot, trupi ynë punon gjithashtu për të na siguruar. Filozofitë e ndryshme dhe rrymat e mendimit bien dakord mbi këto pika, të përmbledhura në mënyrë të mrekullueshme nga një studiues i Qabalës hebraike, i cili tha:

“Fjala Qabbala ka të njëjtën rrënjë të fjalës makbil, paralele: dhe është ftesa për të eksploruar realitete të tjera paralele dhe për t’i lidhur ato me njëri-tjetrin. Trupi dhe shpirti janë realitet i lidhur”.

Nuk është e lehtë për ta bërë këtë makinë të punojë në mënyrë efikase dhe inteligjente, kështu që ne duhet të bëjmë pjesën tonë përmes ngrënies së shëndetshme, ushtrimeve fizike, gjumit adekuat, kujdesit dhe mbrojtjes së trupit.

Por, po aq e rëndësishme është të kultivojmë pjesën tonë jomateriale, atë zë shumë shpesh të dominuar nga zhurma e jetës së përditshme, një jetë e përditshme e përbërë nga gara, probleme dhe shpesh qëllime të rreme. Prandaj është thelbësore që të kultivojmë anën tonë shpirtërore. Është e padobishme të kemi ushqimin më të mirë në botë dhe të ecim çdo ditë nëse nuk e mbajmë të balancuar gjendjen shpirtërore.

Energjia jonë shpirtërore është ajo që na jep atmosferën tonë dhe ndriçimin që del nga brendia jonë. Prandaj është e domosdoshme të dëgjosh zërin e atyre simptomave që na sinjalizojnë se si energjia jonë shpirtërore reduktohet në ekstrem. Rastet tipike të keqësimit pa një arsye konkrete, ankthin e pamotivuar, mungesën e entuziazmit. Në këto situata atëherë provoni një metodë të thjeshtë, disa ushtrime që nuk kërkojnë palestër ose pajisje speciale.

Hapi 1:

Para së gjithash, është e domosdoshme të gjesh një vend të qetë, larg zhurmës dhe konfuzionit, ku askush nuk mund t’iu shqetësojë. Këtu, merrni frymë thellë dhe relaksohuni, largoni mendimet nga koka juaj.

Hapi 2:

Vendosini duart afër njëra-tjetrës sikur po luteni dhe butësisht shtyni gishtërinjtë tuaj dhe pëllëmbët e duarve tuaja kundër njëri-tjetrit. Pastaj vendosini duart në një pozicion ku ato prekin qendrën e ballit, pikën ku është vendosur syri i tretë.

Hapi 3:

Butësisht fërkojini duart me njëra- tjetrën derisa të ngrohen pak. Pas kësaj, vendoseni dorën e djathtë mbi qendrën e zemrës dhe dorën e majtë mbi sup.

Hapi 4:

Me sy të mbyllur, vizualizoni një dritë të bardhë që kalon nga duart në trup. Shihni se si kalon nëpër çdo pjesë të trupit duke restauruar dhe rifreskuar qendrat e energjisë dhe duke promovuar shërimin.

Hapi 5:

Kur ti kupton se ke marrë dritë mjaftueshëm, hap sytë dhe me kujdes shtrëngo duart. Ngrihuni, lëvizni, merrni frymë, mendoni se si kjo rimbushje e energjisë zgjerohet brenda trupit.

Hapi 6:

Pini disa gota ujë për të ri-hidratuar trupin dhe bëni një shëtitje të shkurtër relaksuese.

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top