Në fokus

September 19, 2017 | 9:40

Fuqia e imagjinatës

Imagjinata është aftësia për të formuar një imazh mendor për diçka që nuk perceptohet nëpërmjet shqisave. Është aftësia e mendjes për të ndërtuar skena mendore, objekte ose ngjarje që nuk ekzistojnë, nuk janë të pranishme ose kanë ndodhur në të kaluarën.

Related image

Gjithkush posedon një shkallë të caktuar të aftësisë së imagjinatës. Imagjinata manifestohet në nivele të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Në disa, është shumë e zhvilluar, dhe në të tjerë, manifestohet në një formë më të dobët.

Imagjinata bën të mundur përjetimin e një bote të tërë brenda mendjes. Ajo jep mundësinë për të parë çdo situatë nga një këndvështrim tjetër dhe për të shqyrtuar mentalisht të kaluarën dhe të ardhmen.

Kjo aftësi manifestohet në forma të ndryshme, njëra prej të cilave është vegimi.

Në imagjinatën tuaj, ju mund të udhëtoni kudo në shpejtësinë e dritës, pa asnjë pengesë. Mund t’ju bëjë të ndiheni të lirë, edhe pse përkohësisht, dhe vetëm në mendje.

Imagjinata nuk është e kufizuar vetëm në imazhe në mendje. Ajo përfshin të gjitha shqisat dhe ndjenjat. Mund të imagjinoni një tingull, shije, erë, ndjesi fizike ose një ndjenjë apo emocion. Për disa njerëz është më e lehtë të shohësh fotografi mendore, të tjerë e gjejnë më të lehtë të imagjinojnë një ndjenjë… Trajnimi i imagjinatës jep mundësinë për të kombinuar të gjitha shqisat.

Një imagjinatë e zhvilluar dhe e fuqishme forcon aftësitë tuaja kreative dhe është një mjet i shkëlqyeshëm për rikrijimin dhe rimodelimin e botës dhe jetës suaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top