Këshilla & Arsye

September 27, 2016 | 9:14

Fuqia e lojës

Dëshironi ti ndihmoni fëmijët tuaj në shkollë? Mos harroni ti nxirrni ata jashtë për të luajtur. Loja nuk është  e mirë vetëm për trupin – ajo në fakt ndihmon trurin.

Loja e angazhon trupin dhe mendjen duke zhvilluar aftësinë e fëmijës për të menduar në mënyrë kreative, të punojë si një anëtar i ekipit, dhe të ndjekë rregullat. Pra, nëse ju jeni të shqetësuar që fëmija të praktikojë violinë ose karate, apo kurse të tjera, mos harroni se atyre gjithashtu ju duhet kohë e pastrukturuar për të ndërtuar, krijuar dhe fantazuar.

Loja kryen një rol thelbësor në zhvillimin e fëmijëve. Loja jashtë u jep fëmijëve më shumë vlerësim për natyrën. Ajo nxit arritjet e tyre akademike, përmirëson sjelljen dhe ul stresin.

Edhe për adoleshentët, loja e pastrukturuar ndërton zhvillimin kognitiv dhe social, aftësitë në lexim dhe shkrim dhe arritjet e përgjithshme akademike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top