Buzëqeshja nuk kushton asgjë, por ka një domethënie të madhe. Ajo pasuron ata që e pranojnë, por nuk i varfëron ata që e japin. Është e shkurtër si rrufeja, por mbetët në kujtesë përgjithmonë. Askush nuk është aq i pasur sa të mos i nevojitet një buzëqeshje dhe askush aq i varfër sa që buzëqeshja të mos e pasuronte.
Buzëqeshja është pushim për të lodhurit, dritë për shpirtngushtët, diell për të mërziturit dhe terapi për të sëmurët. Buzëqeshja fut gëzim brenda pragut të derës e kënaqësi në marrëdhëniet njerëzore. Ajo është formula e miqësisë. Buzëqeshja është e pamundur të blihet, të lypet, të huazohet apo të vidhet sepse buron nga zemra Buzëqeshja askujt nuk i nevojitet aq sa pikërisht atyre të cilët asgjë tjetër nuk mund të na dhurojnë si shpërblim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.