Në fokus

May 21, 2019 | 8:30

Fuqia kuruese e muzikës, ja si ndikon në trurin tonë…

Të gjithëve pa përjashtim na pëlqen të dëgjojmë muzikë cilado qoftë lloji i saj. Notat muzikore janë në të vërtetë ilaç për trupin e njeriut sidomos për trurin, ato kanë fuqi të mëdha terapeutike duke ndihmuar në sëmundje të ndryshme, parandalon çrregullimet e humorit, shqetësimet mendore, depresionin apo edhe një sërë sindromash të tjera klinike, si autizmi apo edhe sëmundjet neurdegjenerative

Muzika është një ilaç për shëndetin, ka fuqi të madhe terapeutike që varion nga sëmundjet më të ndryshme: ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të humorit, shqetësimit mendor, depresionit dhe një sërë sindromash klinike siç janë çrregullimet në lexim dhe të mësuarit, autizmi, demenca dhe sëmundje të tjera neurodegjenerative.

Një gjë të tillë e përkrahin studiues të shumtë mes të cilëve edhe ekspertë italianë të cilët kanë bërë një panoramë 360 gradë të trurit dhe fazat e zhvillimit të qenies njerëzore duke nisur nga foshnja deri në pleqëri. Sipas tyre muzika i qëndron pranë pacientit, përmirëson humorin dhe stimulon memorien duke ndihmuar në përforcimin e kujtimeve personale dhe identitetin e tij.

Dhe një gjë e tillë ka efekte pozitive tek sëmundja e demencës. Për më shumë praktika muzikore si pasion apo si formë terapie janë një metodë e rëndësishme për të përforcuar të ashtuquajturën “rezervë njohëse”, që është bagazhi i funksionit të trurit që në pleqëri vepron në kontrast me sëmundjen e demencës .

Janë të shumta studimet që vërtetojnë fuqinë terapeutike të notave muzikore. Në një hulumtim me 435 binjakë u vu re se të praktikuarit e një instrumenti muzikor i mbronte nga demenca. Efektet pozitive të muzikës u vunë re edhe tek pacientët me Parkinson, të cilët i ndihmon në lëvizje.

Efektshmëria rehabilituese e muzikës vjen për shkak të mekanizmave kompensuese të trurit. Për më tepër, stërvitja muskulore e lidhur me përdorimin e një instrumenti përbën një terapi të shkëlqyer rehabilitimi edhe tek pacientët që kanë pësuar lëndime motorike.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top