Mirëqenie

October 30, 2018 | 9:54

Fuqia që një puthje ka në shëndet: ndihmon kundër depresionit, forcon imunitetin dhe … ju bën të humbni peshë

Ka kaq shumë puthje dhe njerëz për t’u puthur. Ka puthje në buzë që e shkëmbejnë dy të dashuruar, ajo në faqe që i jepet një shoku, në hundë që i jepet fëmijës tuaj për të buzëqeshur, në qafë me të cilën ju komunikoni dëshirën dhe shumë të tjera.

Në fakt 6 korriku është Dita Botërore e Puthjeve. E themeluar zyrtarisht në 2006, në Britaninë e Madhe, e cila sot festohet në të gjithë botën. Përveç kësaj do të jetë gjithashtu një ditë për të kujtuar se puthja mund të luajë një rol të rëndësishëm edhe për shëndetin tonë.

Puthjet janë të mira për zemrën

Adrenalina që vjen nga një puthje bën që zemra të pompojë më shumë gjak, duke ulur tensionin e gjakut dhe kolesterolin LDL, armiqtë kryesor të zemrës. Studime të shumta kanë treguar se puthja rrit rrahjet e zemrës duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

 Puthjet lehtësojnë dhimbjet dhe shërbejnë si antidepresant

Disa studime kanë treguar se kur ne puthim aktivizohen receptorët kundër dhimbjes dhe kjo do të na bënte të ndiejmë më pak dhimbje fizike. Sipas studiuesve, fuqia e madhe e qetësuesve të puthjes është për shkak të lirimit të endorfinave, substancave të prodhuara nga hipofiza e vendosur në lobin anterior të trurit. Këto janë neurotransmetues që kanë karakteristika të lehtësimit të dhimbjes shumë të ngjashme me ato të opiumit dhe morfinës.

Gjatë puthjes, këto substanca prodhohen dhe kanë efektin e uljes së ndjeshmërisë ndaj dhimbjes. Prandaj, puthja mund të lehtësonte dhimbjet e migrenës ose dhimbjet e shpinës. Në të njëjtën kohë puthja prodhon oxytocin, hormoni i humorit të mirë, që ndihmon për të reduktuar depresionin. Puthjet gjithashtu ndihmojnë për të luftuar momentet e stresit, trishtimit, ankthit.

Puthjet rinovojnë lëkurën dhe ju bëjnë të humbni peshë

Është vlerësuar se kur ne puthim ne ushtrojmë deri në 30 muskuj fytyre dhe aktivizojmë furnizimin me gjak. Kjo do të thotë që lëkura në fytyrë është e butë, rezistente dhe rinore. Në praktikë, ajo ka të njëjtin efekt si masazhet e famshme të fytyrës, të cilat kanë veti anti-rrudhë. Por akti i puthjes gjithashtu ju lejon të digjni kalori. Jo vetëm nëpërmjet lëvizjes që, por edhe nëpërmjet emocioneve. Puthjet, në fakt, mund të përshpejtojnë rrahjet e zemrës deri në 140 rrahje në minutë, në krahasim me 70 që janë rrahjet normal. Në këtë mënyrë përshpejtohet metabolizmi dhe në këtë mënyrë djeg më shumë kalori.

Puthjet forcojnë sistemin imunitar dhe parandalojnë prishjen e dhëmbëve

Në vetëm dhjetë sekonda puthje, shkëmbehen 80 milionë baktere. Disa janë të dëmshëm, siç janë streptokoku ose virusi Epstein-Barr. Por shumica janë “të mira”. Sipas ekspertëve, ata stimulojnë sistemin imunitar duke rritur antitrupat. Sipas Akademisë së Stomatologjisë së Përgjithshme, një organizatë jofitimprurëse amerikane, puthja rrit prodhimin e pështymës, duke favorizuar heqjen e mbetjeve ushqimore dhe baktereve përgjegjëse për kariesin.

 

Burimi / www.lastampa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top