Në fokus

April 27, 2016 | 13:09

Fuqizimi i gruas shqiptare në jetën politike e sociale, pikë kyçe e Konferencës Vjetore Rajonale të Grave Parlamentare

Salla e seancave plenare të Kuvendit priti këtë të mërkurë deputete të Kuvendit të Shqipërisë, parlamentare të rajonit dhe kryebashkiake, në Konferencën Vjetore të tyre. Fjalën përshëndetëse e mbajti kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Ai tha se: “Shqipëria dhe asnjë vend tjetër në rajon dhe më gjerë nuk pretendon se ka arritur barazinë e plotë gjinore, por hapa para janë bërë në vendin tonë sidomos me përfaqësimin politik. Eliminimi i hendekut të përgjithshëm gjinor që ekziston në shoqërinë tonë mund të adresohet shumë mirë duke rritur përfaqësimin e grave në vendimmarrje, qendrore dhe vendore. Në vendin tonë janë bërë hapa përpara. Sot kemi 32 gra deputete dhe tre komisione të rëndësishme që drejtohen nga zonja të nderuara, si zonja Dade, Bregu dhe Vokshi”, tha Meta. Kryeparlamentari vlerësoi në këtë drejtim krijimin e Aleancës së Grave Deputete në Kuvendin e Shqipërisë, nismë që tha me shaka se ka shqetësuar burrat deputetë. Ndërsa bashkëshortja e tij, njëherësh deputete, Monika Kryemadhi i mëshoi idesë që: Duhet të lobojmë së bashku që në listat zgjedhore të arrijmë të kemi 50% burra e 50% gra. Në parlament mbajti fjalën dhe deputetja e përfolur në Maqedoni, Ermira Mehmeti. Mes lotësh, për herë të parë publikisht ajo foli për skandalin në të cilin u përfshi pak kohë më parë si pasojë e bërjes publike të disa përgjimeve mes saj dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi. Mehmeti mohoi faktin se përgjimet janë të vërteta duke theksuar se ato janë thjesht një montim për t’i shkatërruar jetën asaj jetën në vetëm 5 minuta. “Ky duhet të jetë momenti i shpresës për ne. Në një krizë të thellë politike, në një përplasje kanë dalë 3 zonja të fuqishme që s’janë duke bërë betejë për përfaqësimin e gruas, por betejë për të rikthyer sundimin e ligjit. Unë mendoj se konferenca e sotme ndihmon për të reflektuar edhe përtej asaj që është miratimi i këtij lloj legjislacioni. Në Maqedoni kemi përfaqësimin e grave në kuotën e 40%. Kemi miratuar legjislacionin për parandalimin e dhunës në familje. Por si mund të mbrohemi nga ky lloj tranzicioni që tradita e kultura është mbi ligjin, pasi nuk pati ligj që të më mbronte. Kur të ndryshojmë këtë raport, mund të jemi bashkarish më optimiste e më të kënaqura”, tha Mehmeti. Fjalë përshëndetëse ka mbajtur dhe Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi i cili tha: Politikat e përbashkëta në rajon në kuadër të barazisë gjinore, do të sjellin edhe fuqizimin e figurës së gruas në jetën politike e sociale. “Ajo që ne do të donim shumë si MMSR është fuqizimi i figurës së gruas jo vetëm në nivel të lartë por edhe në nivelet e tjera. Për të thënë të gjitha këto nuk mjaftojnë vetëm që të ndërmarrim politika në kuadër të fuqizimit të figurës së gruas, ndaj na duhet zero tolerancë karshi rasteve të dhunës në familje dhe fëmijës. Ne do të jemi në luftë kundër dhunës në familje. Ne duhet të gjithë të mendojmë për politika sociale dhe në shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet vendeve të rajonit, për historitë e suksesit dhe në fakt të jetë një rajon që sjell dashuri, ashtu siç në fakt jemi. Ndaj, ka ardhur koha për politika të përbashkëta”, nënvizoi Klosi. Konferenca Vjetore mbështetet nga përfaqësi të ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë, përfshi këtu OSBE-në.

parla

 

meta

 

Mona

 

mehmeti

parlament

Klosi-Blendi_1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top