Ministria e Kulturës ka hartuar ligjin nr. 35/2016 – “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 31 Mars 2016, i cili sjell këto risi:
- Subjektet përdorues tashmë do të paguajnë një tarifë të vetme tek Sporteli unik, duke i sherbyer formalizimit të tregut intelektual.
- Mundësi të reja përfitimi për autorët dhe fushë e zgjeruar e përdorimit të veprave për interesin publik.
- Përafrimi i plotë me direktivat e BE-së, zbatimi i praktikave më të mira evropiane në territorin shqiptar.
- Tarifa transparente, konkuruese për subjektet, jo arbitrare, çka ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në formalizimin e tregut.
- Barra e provës, risi për zgjidhjen e konflikteve në rastet e cënimit të të drejtave të autorit.
- Orientime të thjeshta e të qarta për organin procedues, gjykatën dhe zgjidhjen e problematikave në lidhje me masat paraprake, sigurimin e provave dhe zgjidhjen efikase të rasteve gjyqësore.
- Instrumente të qarta për shkeljet në Internet në kohë të shpejtë.
- Ndëshkim i gjithanshëm për këdo që shkel këtë ligj.
- Krijimi i Drejtorisë së të Drejtës së Autorit (DDA), një drejtori e dedikuar edukimi dhe politikash, shumë më efiçente në bashkëpunimin e saj me inspektoratin, organet e tjera dhe publikun, në rastet e cënimit të të drejtave.
- Këshilli Kombëtar i të Drejtës së Autorit, organ i ri i specializuar për vendosjen e tarifave të shpërblimit. I jep fund konfliktit permanent mes subjekteve përdorues dhe autorëve apo agjencive.
- Skema të reja përfituese për botuesit dhe autorët për riprodhimin personal dhe vetjak.
- Skemat e reja të përfitimit nga importimi i makinerive dhe pajisjeve të tjera, ku fiksohet vepra, si dhe shpërndarjes dhe riprodhimit të autorizuar.
- Nxitja e tregut për krijimin e agjencive të reja për administrimin kolektiv të të drejtave, sipas nenit 131 të këtij ligji.
- Transparencë e shtuar në jetën e agjencive gjatë shfrytëzimit të licencës së dhënë nga MK.
- Kontrata të reja të parashikuara në këtë ligj, me parashikime të qarta në mbrojtje të interesave legjitime të palës më vulnerabël në marrëdhënien kontraktore. Konkretisht kontrata e botimit vjen e qartë në këtë ligj.
- Marrëdhënie të qarta midis autorit dhe punëdhënësit për veprat e krijuara gjate marrëdhënies së punës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.