Viti i kaluar ishte sigurisht “viti i fustaneve”, por falë trendeve të paracaktuara të kësaj pranvere, dëshira e vajzave të fiksuara pas fustaneve do të plotësohet pasi ato do të vazhdojnë të kenë vendin e tyre në trendet që do të parakalojnë këtë vit.
Shumë nga tendencat kyçe të fustaneve nga viti i shkuar do të vijojnë të mbeten në modë edhe përgjatë këtij sezoni dhe këtu i referohemi fustaneve me printe leopardi, fustaneve të tejdukshme, apo atyre me lule e fruta. E megjithatë në mesin e tyre do të ketë vend për të kombinuar printet dhe modelet e reja që do të jenë më në modë këtë vit.
Ja disa nga modelet që do na shoqërojnë gjatë pranverë-verë 2019:
- Fustanet e mbrëmjes: fjongo të mëdha, linja elegante, të shkurtra e një rikthim në vitet ‘80;
- Përplasje printesh;
- Fustanet e tejdukshme;
- Printe artistike;
- Printe leopardi;
- Fustane stil bohemian;
- Fustane vintage: rikthim te stili i fustaneve ‘prairie’.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.