Lifestyle

March 18, 2019 | 11:30

Fustani xhins tendenca e sezonit Pranverë-Verë 2019, Monica Bellucci shkëlqen e veshur me të

Të dish se si të vishesh gjatë ndryshimit të sezoneve, kur moti është i paqëndrueshëm dhe kur ende nuk dihen se cilat janë tendencat e sezonit, ideja jonë rreth asaj që është trendi i momentit dhe asaj që nuk është vlen vetëm për një person të veçantë. Për dikë si Monica Bellucci, e cila u shfaq në eventin e Nivea-s në Milano me një pamje të shkëlqyer dhe një fustan të gjatë xhins, që kishte një prerje perfekte nga të gjitha këndvështrimet.

Një veshje informale mjaft e mirë për ditën, mjaft e rafinuar për një takim të rëndësishëm pune, mjaft femërore për të lënë pas të gjithë ata që janë të magjepsur pas stilit të veçantë dhe mjaft në modë për sezonin Pranverë-Verë 2019.

Një fustan xhins nga Ralph Lauren me një formë A të zgjeruar tek xhepat anësorë dhe një vijë e gjerë e shënuar si rrip brezi (i rremë) i xhaketës (së rreme). Detajet janë esenciale? Qepja e ekspozuar, mbyllja e përparme karakterizohet nga një sërë butonash të huazuara nga xhaketat më klasike të xhinsit, ashtu si xhepat dhe detajet e mëngëve. Një triumf i viteve ’90 që iu shtua vëmendja nga stili i lindur i Monica Bellucci.

 

 

Burimi / www.elle.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top