Loja e futbollit mund të jetë një antidepresiv shumë i mirë, që mund të frenojë mendimet që lidhet me rrezikun e vetëvrasjes. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Dublinit në Irlandë, të cilët kanë marrë në analizim 104 të rinj, të moshës 18-40 vjeç.
Studiuesit kanë marrë në shqyrtim një sërë stërvitjesh në fushë, duke i kombinuar me një psikoterapi të veçantë konjitivo-sjellore, “e ndërtuar” me metafora të shpeshta futbolli, me qëllimin që t’i transferojnë vlerat sportive në jetën e të gjitha ditëve.
Pas studimit, të rinjtë që kishin ndjekur këtë program kanë shfaqur pakësim të shenjave depresive shumë të forta, krahasuar me të rinjtë e tjerë.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 135
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.