Dëshmi

November 1, 2025 | 19:00

FUTURE HOME PLUS / Kur SUKSESI mban emrin GRUA. ERIOLA CANGA, gruaja e HEKURT e Real Estate

Eriola Canga, prej me tepër se 7 vitesh mban vendin e parë në rang kombëtar për aftësi të jashtëzakonshme, inteligjencë dhe intuitë të  lartë biznesi në shitje-blerje të pronave të luksit. Rritje dhe performancë unike e niveleve më të larta profesionale në nivel ndërkombëtar.  Ashtu siç thotë dhe motoja e saj, “Suksesi nuk është asnjëherë i rastësishëm”.

eriola-canga-1

Realizimi i një të ardhmeje ka qenë padyshim një nga sfidat më të forta dhe të guximshme në jetën e saj. Koha ishte luks. Ose do pranonte realitetin, ose do përballej me të për ta ndryshuar. Vendimet duheshin marrë në dy. Si grua dhe si prind i vetëm.

Diplomuar shkëlqyeshëm si Adminstratore Biznesi, Eriola Canga u shqua për profesionalizmin e saj, duke punuar për 14 vite në kontabilitet dhe menaxhim. Falë energjisë dhe mençurisë që përçonte, të gjithë e donin, e vlerësonin dhe e kishin një krah mbështetjeje.

Por jeta ka të papriturat e saj, dhe ndonjëherë ato na çojnë në shtigje të reja për të zbuluar bagazhin më të thellë që zotërojmë brenda vetes, duke e shndërruar atë në potencial krijues. Sot kjo përvojë është një mësim i çmuar jete, dhe njëherësh model për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare që i mundon e tashmja dhe e nesërmja.

Eriola Canga nuk u dorëzua, as para vetes, as para skepticizmit të familjarëve të saj, dhe as përpara vetë jetës. Një grua e fortë, nënë e vetme, do të guxonte të ndryshonte profesion. Ambicioze dhe guximtare ajo do të kërkonte hapësira të reja profesionale për të dhënë më të mirën e vetes për veten dhe për të tjerët.

“I kisha marrë maksimumin tregut të punës, kisha kohë që mendoja të nisja një biznes timin. Të ardhurat që kërkon hapja e një biznesi nuk i disponoja. E pashë Industrinë Real Estate si një mundësi ku mund të investoja kapitalin tim  njerëzor për të ngritur biznesin tim dhe nuk ngurova t’i futem kësaj industrie duke nisur nga hapat bazike. Me qetësi, këmbëngulje dhe fokus të qartë, ndërtova çdo hap të karrierës dhe suksesit tim në këtë industri. Një gjë e kisha të qartë, në rrugëtimin tim drejt suksesit do bëja miq dhe armiq. I fitova që të dy llojet, miqtë dhe armiqtë e mi. Kjo ishte beteja ime e parë, miqtë do më jepnin suport në momente dobësie, dhe armiqtë, ahh pa ta s’mund të bësh sukses, ata janë kritiku dhe admiruesi yt i fshehtë, janë syri më i mprehtë i çdo gabimi që mund të bësh, e nëse mëson t’i duash e jo sulmosh armiqtë e tu, ata të bëhen udhërrëfyes i zhvillimit të pikave të tua të dobëta duke kontribuar indirekt në suksesin tënd.”

Padyshim, për Eriolën nuk ka qenë aspak e lehtë. Të qenët grua dhe prind i vetëm ka qenë sfiduese, por ia ka dalë, sidomos përballë egoizmit të mprehtë gjinor dhe social në vendin tonë. Ajo sot është e para grua shqiptare që kryeson në një treg të ashpër siç është industria imobiliare në vendin tonë. Është gruaja e parë që ka korrur 7 vite suksese në të bërit biznes me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme të luksit, është e para grua që ka konkurruar me dhjetëra dhe qindra agjentë vendas dhe të huaj, duke u vlerësuar me çmime të para, çmime nderi dhe mirënjohjeje për kontributin e lartë kombëtar dhe ndërkombëtar në tregun e Real Estate.

eriola-canga

Nga gjurmët e prindërve, në Sipërmarrëse Real Estate

Eriola Canga ka genin e shifrave. Talent të cilin jo vetëm e trashëgoi, por u rrit përgjatë formimit të saj, deri në diplomimin si Administratore Biznesi. Me dy prindër kontabilistë, Eriolës i transmetohej gjithmonë në familje dëshira që bija e tyre ta merrte këtë profesion, sepse për të gjithmonë do të ketë nevojë. Babai ishte udhërrëfyesi i saj, dhe diktuar nga tregu i punës, mundësitë do të ishin të mira. 14 vite ajo iu përkushtua kontabilitetit dhe menaxhimit. Dhe ishte një pjekuri profesionale të cilës i kishte marrë maksimumin.

Agjentja e parë me shifra rekord në mbi 100 transaksione në vit, me sold suxes rate dhe rent suxes rate përkatësisht në 67% dhe 79% (shumëfish më të larta se mesatarja e industrisë) sot është ndër Sipërmarrëset më të suksesshme në këtë industri duke thyer sërish rekorde me zyrën e saj Future Home Plus ndodhur pranë Kompleksit Delijorgji. Qëllimi dhe vizioni i saj është shumë i qartë “Jam këtu për të bërë diferencën në këtë industri me standardet më të larta të shërbimit dhe profesionalizmit, nuk jam këtu thjesht për të bërë disa para” shprehet ajo.

Me fjalë të thjeshta, çdo gjë që prek dora saj garanton sukses, andaj mos neglizhoni asnjë këshillë të sajën sa i perket kësaj industrie.

Fokusi i saj jo në të bërit para, por të qenët një pikë referimi e kësaj industrie, e ka bërë atë të investojë shumë në zhvillimin e saj personal me trajnime elitare brenda e jashtë vendit. Siç ajo thotë “nuk dua të jem thjesht më e mira, dua të jem UNIKE”.

Me një shije të hollë dhe të mprehtë në të bërit biznes, Eriola Canga shquhet si ikona e tregut të pasurive të paluajtëshme në vend. Karakterizohet nga një vizion i qartë dhe aftësi e jashtëzakonshme për të kapur momentet e rëndësishme të tregut imobiliar. Me një portofol biznesi konkurrues, vendosmëria dhe shkëlqimi i saj në arritjen e objektivave e kanë bërë të jetë një model për të gjithë. Përgjegjësia e saj për të ofruar shërbime të shkëlqyera, inteligjenca në përzgjedhjen e blerësve apo qiramarrësve në zgjedhjen e pasurive më të përshtatshme, e bëjnë Eriola Canga një INFLUENCER të kësaj industrie në të gjitha aspektet.

Në botën e Real Estate, çdo hap është një investim i madh. Dhe ajo i ka të konsoliduar me maturi dhe mençuri çdo hap të bërë në këtë rrugëtim. Intuita, vizioni i qartë, guximi që e karakterizojnë do ta çonin atë në gjurmët e një sipërmarrëseje me ide brilante dhe përqasje unike në industrinë Real Estate, si themeluese dhe brokere e Future Home Plus pranë Brandit më të madh Shqiptar Future Home Real Estate e sigurisht duke ofruar më të mirën e saj për të gjithë komunitetin Future Home e duke thyer rekorde të reja në këtë industri.

 

Adresa: Future Home Plus – Kompleksi Delijorgji (pranë Hilton Hotel) Tiranë

Instagram: eriolacanga  /  Future Home Plus

Cel: +355 68 363 0226

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top