Në fokus

April 18, 2017 | 9:31

Fytyra tjetër e Narcisistit

Çrregullimi i personalitetit narcistik (NPD) karakterizohet nga disa aspekte të veçanta të tilla si, tendencë drejt shfrytëzimit të marrëdhënieve ndërpersonale, komunikimi manipulues, një agresivitet i caktuar pak a shumë i dukshëm, arrogancë dhe prezumim, ndjenja e superioritetit, mbivlerësimi i aftësive të tyre dhe tendenca për të fajësuar të tjerët në rast të dështimit ose kur gjërat nuk shkojnë si i dëshirojnë.

narcisista

Këto përfaqësojnë aspektet më të popullarizuara të çrregullimit, por vetëm pjesërisht përshkruajë kompleksitetin psikologjik dhe parehatinë e përjetuar nga njerëzit që vuajnë prej saj.

Ky është një vlerësim sipërfaqësor i njerëzve që vuajnë nga DNP, por ka dhe më tej: ata vuajnë nga një ndjenjë e thellë e vetmisë, mërzitje, mungesa e motivimit të brendshëm, paaftësia për të kontaktuar thelbin e tyre më të thellë, paaftësia për të kontaktuar dhe për të mësuar në lidhje me emocionet e tyre, tendencë për frikë nga sulmet ndaj imazhit të tyre.

Për ata që janë prekur nga DNP, vetja mbetet e panjohur, një maskë e dhimbshme ngjitur në lëkurë nuk i lejon të shohin fytyrën e vërtetë. Pra, fytyra e vërtetë mbetet e errët, e fshehur, e panjohur …

Kalimi drejt lirisë për këta persona është i pamundur, sepse nën maskë fytyra është e një të huaji.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top