Lifestyle

December 19, 2018 | 11:37

Gabimet e grimit që ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë

Buzët e errëta, lëkura e shndritshme, sytë me xixa, vetullat shumë të errëta ose thjesht shumë të trasha, nuk iu bëjnë të dukeni natyrale.

  1. Buzët e errëta

Nëse përdorni ngjyra të errëta në buzët tuaja, atëherë ato do të duken më të vogla dhe të ftohta. Ngjyrat e çelura iu japin jetë buzëve dhe iu bëjnë të dukeni më të reja.

  1. Lëkurë e shndritshme

Mos përdorni korrektor apo buzëkuq me shkëlqim. Ato iu japin një pamje jo natyrale, e cila iu bën të dukeni më të mëdha. Gjithashtu shkëlqimi i tyre i ve më në pah defektet që mund të keni.

  1. Sytë me xixa

Xixat apo tonet me shkëlqim në sy janë të ekzagjeruar dhe rrjedhimisht japin idenë e një personi të madh në moshë që nuk ka hequr dorë nga moda e fëmijërisë. Përdorni tone mat në sy për t’iu dhënë atyre formën që dëshironi.

  1. Vetullat

Vetullat shumë të errëta ose thjesht shumë të trasha, tërheqin gjithmonë vëmendjen. Përpiquni të gjeni një ngjyrë natyrale për vetullat tuaja dhe të kujdeseni që të keni një formë të përshtatshme për fytyrën tuaj.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top