Këshilla & Arsye

February 27, 2019 | 11:55

Gabimet e zakonshme që e bëjnë çajin një pije të rrezikshme

Çaji konsiderohet shumë i dobishëm, mirëpo po ashtu është shumë me rëndësi që të mos bëni gabimet të cilat mund ta bëjnë atë një pije të rrezikshme.

Hulumtimi i publikuar në “Journal of Food Composition and Analysis” ka treguar që qeset e çajit me aromë frutash  përmbajnë 30 herë më shumë nivele plumbi dhe alumini. Këta dy përbërës ndikojnë shumë negativisht në organet tona, para së gjithash, në veshka dhe zemër.

Pra, nëse e doni çajin me limon, bëjeni atë çajin e zakonshëm të gjelbër duke i shtuar lëvore limoni, në vend që ta blini atë me shije të agrumeve të parapëlqyera.

Kurrë bashkë me ushqim

Duhet ditur se çaji përkeqëson absorbimin e hekurit, pra kjo pije nuk rekomandohet të merret pas ushqimit. Lejojini trupit që ta tresë ushqimin normalisht dhe pastaj pini çaj. Pirja e çajit menjëherë pas ushqimit përkeqëson gjendjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve, kështu që nutricionistët këshillojnë të pini çaj vetëm pas 40 deri 50 minutave pas ushqimit.

Nuk bën ta injorojmë këtë fakt – çaji tepër i fortë mund të shkaktojë akumulim të fluorit në kocka. Si rezultat, shfaqen problemet me dhëmbët dhe kockat, të cilat me kalimin e kohës bëhen tepër të brishtë. Prandaj, nëse doni çajin të fortë, mos pini më shumë se katër filxhanë në ditë. Përdorimi i shpeshtë ndikon negativisht në trupin tuaj, gjë që nuk do ta vëreni menjëherë, mirëpo me siguri do ta vëreni pas disa vjetësh.

Si ndikon keq?

Shumica e njerëzve mendojnë që çaji nuk ndikon në cilësinë e gjumit dhe duke u frikësuar nga pasojat e kafesë, para shkuarjes në gjumë, pinë çaj. Mirëpo pa dobi. Mjekët theksojnë që çaji zgjon sistemin nervor, madje edhe nëse flini pa problem, gjumi do të jetë i sipërfaqshëm, ndërkaq në mëngjes do të zgjoheni të dërrmuar. Prandaj, para se të shkoni në shtrat, në vend të çajit, pini një filxhan qumësht.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top