Si për të arsyetuar pozicionin e femrave, një shprehje e vjetër thotë: “Të gjithë bëjnë gabime” dhe këtu, kuptohet që vajzat nuk bëjnë përjashtim. Nëse këtë nuk e di akoma, thuhet se çdo gjë e keqe e ka një të mirë pas, përgatitu për ta edukuar veten që këto gabime, nëse nuk mundesh t’i shmangësh, t’i reduktosh mundesh patjetër.
Po cilat janë gabimet që bën një vajzë të paktën një herë në jetë?
- Pret flokët kur i shikon në gjendje kritike
Sepse shumë prej vajzave, sa herë është fjala për flokët, u thonë shoqeve: “Kam nevojë të ndryshoj apo jo?
- I dërgon mesazh ish-it
Ka një arsye këtu: ai është një ish tashmë dhe që kur ta ka thyer zemrën, me siguri nuk i ke kthyer ndonjëherë përgjigjen: “hey, është ora 3 e mëngjesit.”
- Flet keq për shoqet
Si një rregull i artë i shoqërisë, ti ndoshta nuk ke folur asnjëherë keq pas shpine për shoqet, por as nuk ke mundur t’ia thuash përballë. Tani, nëse ka ndonjë që të urren – kjo është histori tjetër.
- Hedh më shumë në pjatën e saj
Shumë prej nesh, e duan ushqimin, por e mira është edhe të mësohesh të thuash “jo” kur është fjala për tepër.
- Qëndron zgjuar deri vonë pa ndonjë arsye të fortë
Po merresh me teste për të gjetur se çfarë lloj tipi je?! Është ora 2 e mëngjesit dhe je akoma zgjuar për këtë?
- Shpeshherë keqkuptimet për kohën e bëjnë të jetë gjithmonë vonë
“Do të jem gati për 5 minuta, qetësohu” – është shprehja e një vajze që u thotë miqve që po e presin prej një ore. “Po dal” është kodi për të thënë që “Jam akoma me rrobëdeshambër”
- Vesh këpucë me të cilat nuk ecën dot
Takat janë gjëja më e tmerrshme, të gjithë e dimë. Po pse duhet t’i veshësh dhe të dukesh si fëmijë gjirafe gjithë natën?
- Trukohet më shumë se duhet
Mos harroni vajza, më pak është më shumë, gjithmonë.
- Dehet dhe humbet portofolin dhe telefonin
Përpiqu t’ia shpjegosh këtë mamit.
- Shqetësohet shumë për atë që mendojnë të tjerët
Sepse në fund të ditës, do që të jesh e përsosur, me gjithë gabimet që bën.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.