Marrëdhënie

November 24, 2016 | 8:05

Gabimet që duhen shmangur në çift

beautiful young couple sitting on a sofa

Manuale se çfarë duhet bërë nuk ka!

Por, për të shmangur që ballafaqimi të shndërrohet në një ndeshje boksi, është themelore të mos biem prè e disa gabimeve.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin:

  1. Mos e akuzoni gjithmonë për të shkuarën. Përqendrohuni në pikën e diskutimit dhe bini në ujdi
  2. Mos gjykoni negativisht vetëm sjelljen e tjetrit
  3. Përpiquni të zbuloni mundësitë
  4. Mos thoni vetëm “Kështu nuk është në rregull”, por sugjeroni një alternativë. Për shembull: mendoni për mirëqenien e çiftit dhe mos u përqendroni në pikëvështrime egocentrike
  5. Jepini fund çdo diskutimi me një projekt. Mundësisht kthejuni argumentit kur të rifitoni qetësinë
  6. Mos idealizoni pavarësinë. Të këmbëngulni shumë për të, do të thotë të merrni vetëm të kundërtën
  7. Mos bini prè e zakoneve! Vlerësoni qëndrimin tuaj në mënyrë objektive
  8. Mos e poshtëroni kurrë partnerin në prani të të tjerëve
  9. Mos hyni në garë me partnerin! Sukseset e tij duhet t’i shihni si nxitës; nuk duhet t’ju bëjë ziliqarë
  10. Mos harroni kurrë që çifti jeton nga erosi, ndaj vlerësojeni atë
  11. Mos i ndrydhni nevojat tuaja psikologjike ose seksuale, por shprehini ato
  12. Mos kini frikë nga ndjenjat negative, edhe ato janë pjesë e marrëdhënies
  13. Mos lejoni miqtë dhe të afërmit t’ju bezdisin dhe fusin hundët. Çifti ka nevojë për hapësirë
  14. Mos e mënjanoni kurrë partnerin nga vendimet e përbashkëta. T’ia dilni mbanë vetëm, mund t’ju bëjë të ndiheni të frustruar.

Në një lidhje në dy, vendimet merren së bashku!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top