Obeziteti është një epidemi, dhe të gjithë duam të shpëtojmë prej tij. Pra, nëse keni vënë disa kile të padëshiruara, nxitja për t’i humbur menjëherë ato ndonjëherë mund t’ju bëjë që të bëni gabime. Për shkak të gjithë dezinformimeve që gjenden në internet, është shumë e mundur që ne mund të bëjmë gabime, si të bëjmë ushtrime të gabuara ose të hamë gjëra të gabuara.
Ja gabimet që duhet të shmangni:
- Të mendoni se të gjitha kaloritë janë të barabarta
Të gjitha kaloritë nuk janë të barabarta, ka të mira dhe ka të këqija. Kaloritë që konsumoni kur hani perime janë të mira, ndërsa kaloritë që konsumoni kur hani një hamburger të madh janë të këqija. Kjo për shkak se sasia e insulinës së lëshuar nga trupi varet më shumë nga lloji i kalorive që konsumoni, sesa nga sasia e kalorive që konsumoni.
- Zgjedhja e ushqimeve me pak yndyrë ose dietike
Ushqimet e përpunuara, me pak yndyrë ose “dietike” shpesh konsiderohen të jenë zgjidhja ideale kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, por kjo jo gjithmonë mund të jetë e vërtetë. Shumë nga këto ushqime të ashtuquajtura të shëndetshme shpesh mbushen me sheqer për të përmirësuar shijen e tyre.
Prandaj, në vend që t’ju mbani të ngopur, ushqimet me pak yndyrë kanë më shumë gjasa t’ju bëjnë të ndiheni më të uritur, dhe ju mund të përfundoni duke ngrënë edhe më shumë.
- Të mos konsumoni mjaftueshëm proteina
Proteina është lënda ushqyese e vetme më e rëndësishme nëse synoni humbje peshe. Një dietë e pasur me proteina përmirëson metabolizmin, ul oreksin dhe ndikon pozitivisht në disa hormone rregullues të peshës. Ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e masës së muskujve gjatë humbjes së peshës.
- Mungesa e fibrave në dietën tuaj
Shtimi i mjaftueshëm i fibrave në vaktin tuaj mund të ndihmojë në uljen e oreksit tuaj duke ju ngopur. Fibra gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës duke e bërë trupin të thithë më pak kalori nga ushqimet e tjera. Studimet tregojnë se dyfishimi i konsumit tuaj të përditshëm të fibrave mund të rezultojë në thithjen e deri në 130 më pak kalori.
- Ushqyerja shumë shpesh, edhe nëse nuk keni uri
Shpesh këshillohet të hamë porcione të vogla dhe në shumë herë gjatë ditës, nëse duam të humbim peshë, sesa të kemi vakte të mëdha 3 herë në ditë. Sidoqoftë, kjo nuk është e vërtetë. Ushqyerja kur jeni i uritur dhe vetëm kur jeni i uritur është çelësi për të humbur peshë. Kjo për shkak se ngrënia shumë shpesh, edhe nëse hani më pak, pa dashur mund të çojë në shumë kalori të konsumuara gjatë ditës.
- Ndiqni këshillat për të mos anashkaluar kurrë mëngjesin
Një tjetër këshillë që shpesh dëgjojmë është që të mos anashkalojmë kurrë mëngjesin, pa marrë parasysh as oreksin tonë. Kjo këshillë nuk është saktësisht e vërtetë. Një studim zbuloi se njerëzit që kalonin mëngjesin konsumonin më shumë kalori gjatë drekës, krahasuar me ata që hanin mëngjes. Sidoqoftë, kur llogariteshin kaloritë e konsumuara gjatë gjithë ditës, u zbulua se ata kishin konsumuar mesatarisht 408 më pak kalori.
- Pirja e lëngut të frutave të paketuar
Njerëzit të cilët përpiqen për humbje peshe kryesisht ndalojnë pirjen e pijeve joalkoolike dhe pijeve të tjera të ëmbla. Por ata shpesh harrojnë lëngjet e paketuara të frutave. Edhe kur shkruhet 100% lëng frutash, lëngjet në kuti janë të mbushura me sheqer të mjaftueshëm për të bërë që planet tuaja për humbje peshe të shkojnë keq.
- Mos ngrënia e një ushqimi me pak përbërës
Fajtorët më të këqij për shtimin në peshë janë ushqimet shumë të përpunuara. Studimet sugjerojnë që ushqimet e përpunuara janë një kontribues i madh i epidemisë aktuale të mbipeshës.
- Ushqyerja shumë dhe duke mos përfshirë fruta të freskëta në dietën tuaj.
Së fundmi, të hani shumë dhe duke mos përfshirë fruta të freskëta në dietën tuaj mund të bëjë që ëndrrat tuaja për humbjen e peshës të mbeten ëndrra. Frutat më të mira për humbje peshe janë shalqiri, dardha dhe mollët.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.