Këshilla & Arsye

December 13, 2018 | 11:25

Gabimet që ju bëjnë të shtoni peshë…

Shtimi në peshë, jo vetëm që na shqetëson, por, gjithashtu, mund të jetë një nga shkaqet kryesore për problemet shëndetësore. Sipas studimeve, mbipesha rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme. Megjithatë, përgjigjja për se përse po shtoni kilogramë mund të gjendet në rutinën tuaj të mbrëmjes. Nëse jeni të vetëdijshëm për arsyet e kilogramëve që po fitoni, gjithkush nga ju mund të marr masa paraprake dhe të zgjedh një mënyrë të shëndetshme jetese, për të evituar shëndoshjen dhe problemet shëndetësore.

Më poshtë do të listojmë disa nga gabimet që ju po bëni para se të flini dhe arsyet pse ju po shtoni peshë, pa e vënë re:

Hani shumë në orët e vona të natës.

Të gjithë e dimë për rregullin se nuk duhet ngrënë më ushqim pas orës 6 pasdite, por kjo nuk na ndalon të hamë shumë ushqim në darkë dhe ta shkelim këtë rregull. Studimet tregojnë se ngrënia vonë çon në shtimin në peshë. Përveç kësaj, mund të rrisë nivelin e kolesterolit, nivelet e insulinës dhe të ndikojë negativisht në treguesit tanë hormonalë.

Pini kafe në mbrëmje

Pirja e kafesë vonë në mbrëmje jo vetëm që dëmton gjumin tuaj, por ju shkakton probleme edhe me tensionin. Kafja e fundit që mund të pini duhet të jetë 6 orë para se të flini. Shkencëtarët lidhin konsumin e acidit klorogjenik, të gjetur në kafe, si nja nga arsyet madhore pse ju shëndosheni shumë kur konsumoni kafe natën vonë. Mundohuni ta zëvendësoni kafen me çaj bimor.

Truri juaj ka nevojë për më shumë gjumë

Një sasi e shëndetshme e gjumit është rreth 7-8 orë në natë. Nëse do të flini më pak, trupi juaj do të shfaqë menjëherë shenjat e problemeve shëndetësore. Studimet kanë vërtetuar se ekziston një lidhje midis fjetjes së pakët dhe ndryshimeve negative në metabolizëm. Një faktor tjetër vendimtar mund të jetë fakti që mungesa e gjumit çon në lodhje dhe, për rrjedhojë ju do të jeni më të fjetur dhe do të keni një jetë me pak rritëm dhe aktivitet fizik.

Duhet të shkoni në palestër apo më e pakta, të ecni!

Ushtrimet dhe aktiviteti fizik luajnë një rol vendimtar në humbjen e peshës, pasi rrisin metabolizmin dhe djegin kaloritë. Është e domosdoshme të praktikoni edhe stërvitjen e moderuar në baza ditore, kështu që nëse ecni rreth 15 minuta çdo ditë, do të digjni deri në 100 kalori shtesë.

Përdorimi i pajisjeve elektronike në mbrëmje, shumë i dëmshëm

Studimet konfirmojnë se ju po fitoni në peshë dhe po bëni një gjumë të keq, pasi në mbrëmje përdorni aparate elektronike që lëshojnë rreze. Këto pajisje ndërhyjnë negativisht në trupin tuaj, i cili shfaq probleme në prodhimin e melatoninës, që është një hormon përgjegjës për rregullimin e cikleve të gjumit. Në vend që të lundroni në rrjetet sociale para se të shkoni në shtrat, zgjidhni të lexoni një libër interesant ose të dëgjoni muzikë qetësuese.

Duhet të zgjoheni më herët!

Besoni apo jo, hulumtuesit thonë se njerëzit që janë mësuar të zgjohen herët në mëngjes kanë indeks më të ulët të masës trupore, sesa ata që janë mësuar të ngrihen pas orës 10 të mëngjesit. Është vërtetuar se nëse dilni jashtë dhe merrni rrezet e para të diellit do të jeni shumë herë më të shëndetshëm se sa ata që zgjohen vonë. Pra, thjesht zgjohuni herët.

Përdorni gjithmonë ngjyrat e duhura

Ngjyra blu promovon relaksim dhe mund të flini më mirë. Ndërkohë, ngjyrat si e kuqe ose portokalli ju bëjnë të ndjeheni energjik dhe të uritur.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top