Lifestyle

August 22, 2018 | 12:45

Gabimi që i vjetron rrobat më shpejtë

Rrobat me aromë të mirë është diçka që të gjithë i duam, prandaj edhe u hedhim zbutës në çdo larje. Megjithatë, duhet pasur parasysh që ekzistojnë lloje rrobash, materiali i të cilave kurrë nuk duhet të ketë kontakt me zbutësin.

Rrobat të cilat në përbërjen e vet kanë më shumë poliester sesa pambuk mund të dëmtohen nëse bien në kontakt me zbutës. Ato kryesisht janë rroba sportive, rroba banje, por edhe getat dhe bluzat të cilat përbëhen nga një sasi e madhe poliesteri.

Poliesteri është i thurur ndryshe nga materialet e tjera, prandaj është e nevojshme që edhe larja të bëhet ndryshe. Kjo kërkon larje në temperatura të ulëta, ndërkaq vetë zbutësi nuk mund të depërtojë në poliester dhe mbetet vetëm si njollë, kështu poliesteri nuk mund të ajroset, ku për shkak të saj djersa dhe papastërtia e shkatërrojnë më shpejt.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top