Një film hollandez për fëmijë e fut Shqipërinë në hartën e distribucionit të filmit europian. “Gangsteri i vogël” një film i cili rendit disa çmime ndërkombëtare dhe i kushtohet fenomenit të bulizmit do të shfaqet në kinematë shqiptare njëkohshëm me rrjetin e kinemave në Kroaci dhe Maqedoni. Drejtori i Tirana Film Institute, Agron Domi shprehet se është ndër të paktat raste fatlume, që Shqipëria përfiton nga program i “Media i Creative Europë”.
“Gangsteri i Vogël” tregon historinë e Rick Boskamp, i cili është i lodhur nga të qenurit objekti i përditshëm i talljeve nga shokët e tij të klasës. Kur Rick dhe familja e tij do të shpërngulen në një qytet tjetër, për të shmangur ngacmimet nga shokët e rinj të klasës, ai shkon deri tek idea t’i mashtrojë se babai i tij është një lider i rëndësishëm dhe i rrezikshëm mafioz. Të gjithë shokët e tij të klasës dhe fqinjët në lagje respektojnë Rick-un dhe babain e tij, deri sa nuk shfaqet banditi nga e kaluara e tij.
Titulli origjinal/english: De Boskampi’s/The Little Gangster
Zhanri: Komedi, Krim, Familjar
Zgjatja e filmit: 102′
Shteti/Viti: Hollandë, 2015
Regjisor: Arne Toonen
Skenari: Lotte Tabbers
Subjekti: Marjon Hoffman
Muzika: Erik Jan Grob
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.