Marrëdhënie

April 20, 2016 | 9:33

Gaqo Apostoli: Nëna, ambicioze për mua

Ajo ndikoi shumë që unë të bëhesha inxhinier, ndërkohë që unë preferoja të bëhesha mjek. Mu injektua kjo. Fjala e saj peshonte Nëna ka influencuar në jetën time. Ka pasur autoritet. Marika ishte një grua shumë e bukur, por pavarësisht kësaj ajo ishte kërkuese dhe bënte ligjin në shtëpi. Edhe pse nuk ishte shumë e arsimuar, ajo ka ndikuar në formimin tim. Kur unë isha në klasën e katërt, të pestën e filluam të dy. E kur unë dhashë provimet e fundit, nëna ime avancoi një vit përpara. Babai im ka qenë ushtarak, i arsimuar në Bashkimin Sovjetik dhe si detyrë ishte nëna që merrte përsipër shkollimin tonë. Marika ka qenë ambicioze. Ne jemi tre fëmijë. Unë isha fëmija i parë dhe i vetmi djalë. Kjo mbase ka ndikuar më shumë në kërkesat e saj të llogarisë. Ajo ndikoi shumë që unë të bëhesha inxhinier, ndërkohë që unë preferoja të bëhesha mjek. Mu injektua kjo. Fjala e saj peshonte. Në vogëli me nënën grindesha shpesh. Ajo kërkonte të mësoja vazhdimisht ndërsa unë preferoja lojën. Madje po të ishte gjallë në këtë kohë, për vetë lëvizjet e mia në politikë, do të më kishte anatemuar. Me Marikën, kam pasur marrëdhënie shumë të mirë. Them se i ngjaj pak nga autoriteti, pasi jam i ndjeshëm dhe jo anarkist. I ngjaj dhe në komunikim. Për nënën time dhe karakterin e saj të fortë kam shkruar poezi. “Nëna ime tërë jetën në opozitë me mua/ e tërë jetën me pushtet mbi mua”,

Botuar në revistën Psikologji, shtator 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top