Gastriti është një inflamacion i mukozës së stomakut, që manifestohet kryesisht me djegie, dhembje në stomak, mungesë oreksi, përzierje dhe në rastet më të rënda, me të vjella dhe diarre. Sëmundja ndodh atëherë kur shtresa mbrojtëse e stomakut dobësohet ose dëmtohet. Dobësimi i barrierës mbrojtëse lejon lëngjet acide të dëmtojnë dhe të inflamojnë mukozën gastrike.
Shkaqet e gastritit mund të jenë nga më të ndryshmet, por në pjesën më të madhe të rasteve ai provokohet nga mënyra se si ushqehemi. Stresi po ashtu konsiderohet si një prej faktorëve që ndikon në përkeqësimin e simptomave të gastrit, ndaj është e rëndësishme që të menaxhojmë atë.
Sipas mjekëve, rëndësi të madhe ka regjimi ushqimor për mbajtjen nën kontroll të gastritit.
- Çajra të ndryshëm si çaj jeshil, xhinxhër, kamomil) lehtësojnë simptomat e gastrit, ndërsa qepët, hudhrat, frutat e pyllit, mollët, selinoja, majdanozi, trumza) mund të ndalojnë rritjen e helicobacter pylorit, i cili konsiderohet një prej shkaqeve kryesore.
- Pirja e ujit është e rëndësishme për të ndihmuar stomakun që të mbajë nën kontroll prodhimin e lëngjeve gastrike. (Rekomandohet që uji të jetë në temperaturën e ambientit).
- Po ashtu, lëngjet e frutave të tilla si banane, dardhë dhe mollë, mund të konsumohen, por gjithnjë pa e tepruar në sasi.
- I këshillueshëm nga mjekët është edhe konsumimi i dhallit./Panorama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.