Në fokus

April 14, 2017 | 9:50

Gati 1 miliard njerëz në mbarë botën ende pijnë duhan çdo ditë

Gati 1 miliard njerëz në mbarë botën ende pijnë duhan çdo ditë, edhe pse ka pasur një rënie të madhe në duhanpirje gjatë disa dekadave të fundit, thonë studiuesit.

1

“Përpjekjet e fuqishme të kontrollit të duhanit kanë çuar në progres reduktimin e zakonit vdekjeprurës të pirjes së duhanit në shumë vende të botës, por shumë më tepër mund të bëhet”, thotë Emmanuela Gakidou, autorja kryesore e studimit.

Sipas studimit, pirja e duhanit është ulur me 28 për qind në mesin e meshkujve dhe 34 për qind në mesin e femrave ndërmjet viteve 1990 dhe 2015.

Megjithatë, numri i njerëzve që përdorin cigare, puro dhe produktet e tjera të duhanit çdo ditë në vitin 2015 ishte 933,000,000.

Studimi gjeti se të tre vendet me shumicën e njerëzve që pinë duhan çdo ditë janë Kina (254 milionë), India (91 milionë) dhe Indonezia (50 milionë).

Tri vendet me numrin më të madh të femrave që tymosin janë Shtetet e Bashkuara (17 milionë), Kina (14 milionë) dhe India (13,5 milion).

Trembëdhjetë vende kanë pasur rënie të rëndësishme vjetore në pirjen e duhanit në mes të viteve 1990 dhe 2015, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë dhe Brazilin. Gjithashtu ka pasur rënie të mëdha në mes të 2005-ës dhe 2015-ës në 18 vende, duke përfshirë Kilin, Nepalin dhe Ukrainën.

Pirja e duhanit është shkaku i dytë i vdekjeve në mbarë botën. Llogariten më shumë se 11 për qind (6.4 milionë) e të gjitha vdekjeve në vitin 2015. Më shumë se gjysma e këtyre vdekjeve të lidhura me duhanin kanë ndodhur në vetëm katër vende: Kinë, Indi, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top