Njerëzit që gatuajnë ëmbëlsira gjejnë çfarëdolloj arsyeje për të festuar. Por duket se ky aktivitet nuk do të thotë vetëm të gatuash diçka të shijshme për të ngrënë. Gatimi i ëmbëlsirave, sidomos kur bëhet për të tjerët, mund të fshehë një sërë përfitimesh psikologjike.
Përgatitja e ëmbëlsirave është një formë produktiviteti për të shprehur veten dhe një mënyrë komunikimi. “Gatimi i ëmbëlsirave ka përfitimin e çliron shprehjen e kreativitetit te njerëzit”, shpjegon Donna Pincus, profesoreshë e psikologjisë dhe neuroshkencës në “Boston University”. “Ekzistojnë shumë botime që flasim për lidhjen mes shprehjes së kreativitetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Qoftë pikturë, muzikë apo ëmbëlsira, ekziston një ulje e stresit, pasi këto aktivitete janë një mënyrë për t’u shprehur.
Stresi lidhet me një sërë problemesh mendore e fizike dhe gjetja e një mënyrë për ta mbajtur nën kontroll është e rëndësishme për të bërë një jetë të shëndetshme.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 124
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.