Marrëdhënie

April 5, 2017 | 12:32

Gazetarja Doreada Mio: Jeta ime filloi pas lindjes së djalit

Gazetarja Doreada Mio, autore e emisionit  të shëndetit “Klinika 24” në News 24 ka pasur fatin që të ketë të dokumentuar procesin e lindjes, emocionet e të bërit nënë për herë të parë.

1

“Në fakt jeta ime ndryshoi me lindjen e Eneas. Në ato ditë nuk e kam parë për ato peripeci që shoqërojnë lindjen, vetëm se nuk kanë pushuar telefonatat dhe muaj mbrapa, edhe familjarëve të mi dhe mua. Që në maternitet, atë natë më thotë mami, megjithëse nuk isha shumë mirë : “ua nuk po pushojnë njerëzit, ke bërë për të qarë gjithë Tiranën, gjithë Shqipërinë, se e kanë parë shumë veta!” Me kalimin e kohës, pasi u bëra pak më mirë, një muaj më pas e pashë dhe u emocionova shumë dhe për një periudhë gati dy vjet nuk e pamë më. Kur Enea bëri ditëlindjen e 3-të e pamë të tre së bashku në shtëpi. E ka parë dhe Enea, nuk ka folur asnjë fjalë gjatë gjithë emisionit që është shfaqur vetëm më pas ka qarë dhe më tha: Mami nuk dua ta shoh më! Më pëlqeu shumë, por nuk dua ta shoh më!”, rrëfeu Doreada në emisionin e Rudina Magjistarit.

Duke folur për mëmësinë, ajo thotë se jeta e saj nisi me ardhjen në jetë të të birit.

“Jeta ime ndryshoi. Që në momentin që më vendosën çunin në kraharor e kuptova se çfarë ishte, sepse gjatë gjithë shtatzënisë nuk isha shumë e vetëdijshme, thonin fëmija, fëmija, por nuk e kuptoja dot cila ishte lidhja. Që nga i moment e tutje mua më duket sikur nuk e kam jetuar jetën përpara. Kam jetuar jetën vetëm që kur ka lindur Enea dhe këtej. Më është fshirë pjesa tjetër. Ka qëlluar që ne të jemi shumë shokë. Duke qenë se unë, edhe pak maniake mbase më shumë se ç’duhet, fillimisht e ndiqja çunin në çdo moment. E kisha bezdi ta lija për orë të gjata vetëm dhe vazhdoi kështu për një kohë të gjatë, derisa e kuptova që Enea u rrit pak. Është një individ më vete dhe unë nuk duhet t’i rrija kështu si ‘shqiponjë”, duhet ta lija pak më të pavarur, por ne jemi prapë shumë shokë dhe pothuajse pjesën që jemi jashtë angazhimeve, Enea të shkollës dhe unë të punëve, ne e kalojmë të dy së bashku. Darkave bashkohemi të tre,” tregon ndër të tjera Doreada.

Eneas i pëlqen shumë futbolli, skitë dhe të luajë në piano. Por atij i pëlqen të ndihmojë mami Doreadën edhe në gatime.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top