Marrëdhënie

April 20, 2017 | 10:26

Gazetarja rrëfen sakrificat e rritjes së djalit si nënë e vetme

E divorcuar, që kur solli në jetë djalin e saj, Orenin, gazetarja televizive Juli Xhokaxhi është përballur me të dyja rolet prindërore.

1

“Kur ka lindur Oreni ka qenë viti 1998. Kuptohet, në atë kohë, mund të merret me mend lehtë se si ishin kushtet. Kontakti i parë me Orenin më dha një ndjesi të jashtëzakoshme. Nuk ishte dashuri, pata një dhimbsuri të pafundme, një ndjesi që ajo krijesë aq e vogël me baluke me vijë në anë varej 100 për qind nga unë…”, tregon ajo në studion e Rudinës.

Juli rrëfen se përvoja si nënë ishte e vështirë, por së bashku me prindërit arriti ta kapërcente këtë vështirësi.

“Isha shumë e vogël, vetëm 22 vjeç. Ardhja e Orenit ishte një ndryshim 100 për qind për jetën time. Unë isha shumë e përkëdhelur nga familja ime. Jam vajzë e vetme me një vëlla dhe prindërit më kanë falur një dashuri të jashtëzakonshme. Por lindja e Orenit më dha një forcë të jashtëzakonshme. E kisha dëgjuar dhe e kam ndier që ditën e parë. Nuk ekzistonte më Juli. Në ҫdo moment të vështirë të jetës, nuk kam menduar ҫ’do ndodhë me mua, por ҫ’do të ndodhë me djalin. Mendoj se kjo është pjesë e ҫdo nëne, meraku i përhershëm për fëmijën.”

Tani që Oreni është një student 18-vjeҫar, marrëdhënien me të ëmën e ka të hapur. Të dy flasin e komunikojnë si shokë.

“Komunikimi është një cilësi që do ta veçoja. Më ka ndihmuar shumë komunikimi i saj. Forca është gjëja që adhuroj tek ajo. Pati forcë dhe mori një hap shumë të rëndësishmë për ne. Nga ai vendim patëm shumë gjëra pozitive në jetë, por, siҫ e thashë, edhe mënyra se si ka komunikuar me mua…”, tregoi Oreni në studio.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top