Marrëdhënie

March 3, 2017 | 15:28

Gena rrëfen raportet me të bijat nga martesa e parë

Muzika e tij këndohet dhe kërcehet kudo. I lindur në vitin 1971 në Korçë, Gena Lito është një nga emrat më të kërkuar të performancave ‘live’. 44-vjeçari si rrallë herë i ftuar në emisionin “PRIVE” ka folur për karrierën dhe jetën private. Ai ka treguar marrëdhëniet që ka me të bijat nga martesa e parë. Si çdo prind edhe Gena është një baba i përkushtuar, që kujdeset për plotësimin e ëndrrave të vajzve të tij.

1

Unë i kam dy vajza nga martesa e parë dhe i dua shumë. Njëra quhet Nasiola, tjetra Egla. Vajza e madhe është 19 vjeç, e dyta 17 vjeç. E vogla ka vesh për muzikë, angazhohet me shumë grupe baleti dhe është shumë e talentuar. Ka pasur shumë koncerte jashtë, koncerte ndërkombëtare me grupet folklorike shqiptare, shkon shpesh dhe është soliste e grupit ku bën pjesë. Kurse e madhja është shenja e akrepit, është i çik e mbyllur në vetvete. I pëlqen piktura, e futa në shkollë për pikturë, por nuk i pëlqeu pastaj. Nuk i pëlqyen shokët…, u detyruam t’i ndërronim shkollën dhe tani është në një shkollë tjetër profesionale”, shprehet ai.

Gena prej 7 vitesh është i martuar me Lorena Brahimajn, një vajzë e re dhe shumë simpatike.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top