Lifestyle

November 30, 2018 | 10:19

George dhe Amal Clooney mendohet të jenë kumbarët e fëmijës së Princit Harry dhe Meghan Markle

Duhen ende disa muaj, para se fëmija i parë i Princit Harry dhe Meghan Markle të vijë në jetë, por kjo gjë nuk i ka ndalur hamendësimet se kush do të jenë kumbarët e tij. Sipas raporteve të DailyMail, mund të jenë George dhe Amal Clooney. Burime pranë çiftit zbuluan se Clooney është pothuajse i sigurt se Dukët e Sussex do zgjedhin atë si kumbar.

Amal ndan një miqësi të gjatë me Meghan, aq sa të dy çiftet takohen rregullisht. Madje pas dasmës mbretërore, George dhe Amal kanë pritur për disa ditë të sapomartuar, Meghan dhe Harry, në vilën luksoze pranë liqenit Como, në Itali.

Një burim i afërt i të dy çifteve tha: “Amal dhe Meghan kanë qenë mikesha prej vitesh dhe Harry me George prej kësaj janë bërë miq”. Sigurisht që nuk është bërë ende zyrtare nëse çifti Clooney do të jenë zyrtarisht kumbarët e fëmijës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top