Dëshmi

December 23, 2019 | 9:30

Georgia, modelja 14 vjeçare me sindromën Down, që është një yll në rrjetet sociale

Vitet e fundit bota e modës po bëhet gjithnjë e më pak elitare dhe po hapet ndaj diversitetit. Për ta vërtetuar është historia e një vajze 14 vjeçare, emri i saj është Georgia Traebert, e cila ka lindur me sindromën Down. Kjo gjë krijoi shumë bezdi për të, ajo nuk kishte miq në shkollë dhe gjithmonë ndjehej e vetme, por jeta e saj ndryshoi falë ndërhyrjes së nënës. Sot ajo ka arritur të realizojë ëndrrën e saj, atë për t’u bërë një modele, duke u bërë një shembull i pozitivitetit dhe bukurisë në çdo pjesë të botës.

Historia e Georgia Traebert

Georgia Traebert është 14 vjeç dhe pavarësisht mbartjes së sindromës Down, ajo arriti të realizonte dëshirën e saj për tu bërë modele. Ajo lindi në 2003 dhe u diagnostikua me sindromën, edhe pse gjatë shtatzënësisë nuk kishte patur probleme, kur ishte vetëm 5 muajshe ajo iu nënshtrua një operacioni në zemër, që doli me sukses. Pavarësisht kësaj, e ëma e dashuroi menjëherë dhe bëri gjithçka për ta bërë atë të ndjehej njësoj me bashkëmoshatarët e saj. Sidoqoftë, për fat të keq, pasi ajo shkoi në shkollë, pak veta donin të ishin miq me të dhe kjo e bëri atë të ndjehej e papërshtatshme.

Për ta ndihmuar atë nëna e saj Rubi Traebert, një ditë ndau një foto të vajzës së saj në Facebook si një lojë, në të cilën kjo e fundit shfaqej e bukur dhe rrezatuese. Ajo që nuk e priste kurrë është që ajo të merrte mijëra pëlqime, duke e bërë vajzën një shembull pozitiviteti për të gjithë fëmijët me këtë sindromë. Që atëherë, jeta e Georgia-s ka ndryshuar, ajo ka tërhequr vëmendjen e pesë agjencive të modës, të cilët i kanë ofruar asaj punë për disa marka braziliane dhe ka fituar më shumë se 65,000 ndjekës, duke u bërë një yll i vërtetë. Sot Georgia është më e lumtur se kurrë. Shpresa e nënës? Që historia e vajzës së saj të bëhet një shembull për të gjithë ata që nuk besojnë në veten e tyre dhe që e lënë veten të mbyten nga pasiguria.

 

Burimi / https://donna.fanpage.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top