Mirëqenie

October 29, 2016 | 9:11

Gështenja fruti i stinës së vjeshtës, i mrekullueshem për vlerat dhe për shijen

Gështenjat janë të pasura me niseshte dhe fibra, ato gjithashtu kanë edhe një përqindje të lartë mineralesh, sidomos kalium, fosfor, magnez, kalcium dhe në një masë më të vogël, edhe hekur. Kanë një përmbajtje të lartë kalorike e që karakterizohen po ashtu edhe nga një përqindje e lartë sheqeri, nga proteina me cilësi të mirë dhe nga prania e vitaminave C, B1, B2, PP dhe nga një yndyrë e ulët. Gështenjat janë shumë të mira për ata që vuajnë nga lodhja sezonale, e shkaktuar nga gripi dhe ftohjet e rënda. Janë të dobishme për të kapërcyer lodhjen mendore, mungesën e përqendrimit dhe stresin e fortë. Gështenjat përdoren edhe gjatë shtatzënisë, falë përmbajtjes së tyre me acid folik, edhe në rastin e ndonjë anemie. Shëndetësi dhe kozmetikë: Gështenjat përdoren edhe për mjekim të reumatizmës, përdoren si diuretike, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Ato përdoren edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të tyre qetësuese në organizëm.

Fisnikët e lashtë: në kohët e shkuara, fisnikët i konsumonin gështenjat pasi i zienin në verë të bardhë. Kundër njollave të lëkurës: për të hequr njollat e lëkurës, zieni disa gështenja dhe përbërjen e tyre shtypeni deri sa të bëhet si pure dhe më pas shtojini pak lëng limoni. Përbërjen e përftuar aplikojeni mbi lëkurë për rreth 20 minuta. Hidhni gështenjat e këqija: për të eliminuar menjëherë gështenjat e këqija, i vendosni dhe i zhysni ato në një enë me ujë për 1 orë. Gështenjat të cilat do të dalin në sipërfaqe duhet të hidhen, sepse nuk janë të mira.

Fjala gështenjë vjen nga gjuha latine Castanea, por vetë ky emër rrjedh nga kastanon, nga qyteti i Thesalisë, i njohur në antikitet për cilësinë e gështenjave. Castanea ishte emri i lashtë para caktimit të emrit gështenjë. Gështenja është quajtur “pemë buke” për cilësitë e saj ushqyese si frutë. Ajo zëvendësoi bukën në momentet e mungesës së saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top