Jemi në stinën e vjeshtës, ku karakteristikë e saj janë gështenjat aq të dashura nga të gjithë. Përveçse të shijshme ato sjellin dhe mjaft përfitime për organizmin.
Personat që vuajnë nga sëmundja celiake ose mendojnë se gluteni është problem i vërtetë, ata mund të shijojnë gështenja pa frikë. Në 100 gramë gështenja të pjekura gjenden 26 mg vitaminë C që është shumë mbresëlënëse. Ato mbajnë një nivel të qëndrueshëm të energjisë. Është e vërtetë se gështenjat janë të pasura me karbohidrate, megjithatë, ajo është karbohidrate komplekse që tretet më ngadalë sesa ato të thjeshta.
Përveç kësaj, 100 gramë gështenja përmbajnë 5 gramë fibra diete, gjë që bën që gështenjat të mos rrisin shpejt nivelin e glukozës në gjak. Për shkak të fibrave, gështenjat janë një ushqim i dëshirueshëm për njerëzit me kolesterol të lartë në gjak.
Gështenjat janë një burim i mirë i folatit, i cili i takon vitaminës B dhe janë të mira për imunitetin dhe të rëndësishme për gratë në fazën riprodhuese të jetës.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.