Lifestyle

October 9, 2017 | 11:28

Gështenjat, të mira për shëndetin, të shkëlqyera si produkt kozmetik

Janë një simbol i vjeshtës: gështenjat janë shije e vërtetë dhe përmbajnë shumë vlera të dobishme.

Njëherë e një kohë kanë qënë ushqim i të varfërve, por sot janë mjaft të çmuara dhe mund të shijohen në mënyra të ndryshme, të zjera, të pjekura, të thata apo dhe marmalatë.

geshtenja

Megjithatë, për ata që i konsumojnë një gjë është e sigurtë: gështenjat janë të mbushura me substanca të dobishme që janë shumë të mira për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve, duke patur parasysh se nuk ka fare gluten. Por nuk mbaron këtu, vlerat e tij janë të nevojshme dhe në komzetike për bukurinë e lëkurës dhe flokëve.

Pikërisht pasuria e saj me antioksidantë i kthen këto fruta në aleatë të mirë të bukurisë. Për shembull, ekstrakti i gështenjave përdoret për të hidratuar lëkurën dhe për të riparuar dëmet e rrezeve ultravjollcë.
Kohë më parë gështenjat quheshin “buka që rritet në pemë”: për fuqinë e tyre të lartë, mielli i tyre është përdorur shumë në kuzhinë dhe është një ushqim i rëndësishëm për popullsinë rurale që nga kohët e hershme.

Vetëm pasuria e antioksidantëve i shndërron këto fruta në aleatë të shkëlqyeshëm të bukurisë:për shembull, ekstrakti i gështenjës është i dobishëm për përmirësimin e hidratimit të lëkurës dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë. Vitamina C e pranishme në fruta është e dobishme për prodhimin e kolagjenit, një aleat i madh elastik dhe tonik i indeve të lëkurës. 

Ja se si përdoren gështenjat në rutinën e bukurisë:

Për fytyrën

Tul i gështenjës ka astringent dhe është i dobishëm në përgatitjen e maskave për fytyrën, sidomos për ata që kanë lëkurë të yndryshme. Mjafton të zjesh gështenjat dhe të nxjerrësh tulin. Mund të shtoni lëng portokalli për të fuqizuar vlerat zbutëse të maskës, apo qumësht dhe mjaltë për një efekt ushqyes, apo akoma më shumë kos natyral për të ndriçuar lëkurën.

Për flokët

Me lëvozhgën e gështenjës apo me ujin që i zjeni mund të përgatisni një sasi uji që do e përdorni për të shpëlarë flokët, për një flokë të shndritshëm dhe të butë.

Por kujdes: trajtimi është i përshtatshëm vetëm për ato me flokë të errët ose kafe, sepse lë refleks. Kush ka flokë bjond ose në ngjyrë të hapur do të jetë mirë të përdorin një preparat, që përgatitet duke zier për njëzet minuta gjethet e gështenjës: preparati pastaj filtrohet dhe përdoret si shpëlarje e fundit. 

Për trupin

Me miellin e gështenjave, të përzier me ujë termal, me disa pika vaj bajamesh ose me mjaltë, mund të përgatisni një scrub të shkëlqyer që e bën lëkurën tuaj të butë dhe të ndritshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top