Këshilla & Arsye

October 19, 2019 | 8:22

Gështenjat, tre mënyra për t’i gatuar ato në mënyrë perfekte

Gështenjat janë shumë të mira në një tortë ose me një rizotto, por edhe duke i ngrënë vetëm. Ne zbulojmë tre mënyra gatimi për t’i ngrënë ato pa problem.

Vjeshta, sezoni i gështenjës, të cilat përdoren në shumë receta të ndryshme. Por gjithmonë ekziston një dyshim i madh që lidhet me këtë frut: si t’i gatuajmë ato që ti qërojmë në mënyrë të përsosur? Në realitet ekzistojnë të paktën tre metoda të ndryshme për të parandaluar ngjitjen e lëkurës.

Jo të gjithë në shtëpi kanë tiganin apostafat për të pjekur gështenja dhe jo të gjithë janë të interesuar ta blejnë atë. Por të gjithë i pëlqejnë gështenjat, jo vetëm të rriturit. Atëherë si t’ia bëjmë? Ndiqni këshillat tona dhe do të shihni që rezultati përfundimtar do të jetë i kënaqshëm.

Teknika e parë për gatimin e gështenjave është pjekja. Filloni të hapni gështenjat në pjesën më të madhe të tyre, duke bërë një lloj kryqi me thikë. Në praktikë do të duhet të bëni një prerje horizontale dhe një prerje vertikale në secilën gështenjë. Vendosini ato në një tigan të vogël. Shtoni pak ujë dhe filloni t’i gatuani derisa uji të vlojë.

Më pas kullojini gështenjat njësoj siç do të bënit me makaronat. Më pas vendosini në një enë për pjekje dhe piqini në 210-220° për rreth njëzet minuta. Kur të jenë gati, vendosini në një tas, lërini të ftohen për disa minuta dhe pas kësaj ato do të jenë gati për t’u ngrënë.

Gështenjat, sekretet për gatimin optimal

Gështenjat, gatuhen në mënyrë të përsosur edhe në mikrovalë. Pritini ato horizontalisht në pjesën më të lakuar dhe merrni dy tasa që mund të vendosen në mikrovalë. Në njërin vendosni gështenjat, në tjetrin thjesht ujë. Vendosini ato në mikrovalë në fuqi maksimale për rreth 5 minuta. Pas kësaj gështenjat do të jenë gati, por duhet t’i lini të thahen për disa minuta në një qese letre, si p.sh qesja e bukës.

Metoda e fundit, më e veçanta. I gatuajmë gështenjat me kripë. Hidhni në tigan kripë të trashë. Më pas pritni gështenjat horizontalisht në pjesën më të lakuar dhe vendosini brenda tiganit. Mbulojini dhe lërini të gatuhen për rreth njëzet minuta. Kur të jenë gati, merrni një tas dhe hidhni gështenjat. Lërini të ftohen për 5 minuta dhe më pas mund t’i hani.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top