Në fokus

February 10, 2017 | 9:24

Gëzim Tushi: Pse familja shqiptare ka nevojë për psikolog?

Ka një perceptim të përhapur se diçka po shkon keq me familjen shqiptare. Normat e larta të divorcit, rritja e konflikteve martesore, krimi në rritje, konsumimi i drogës dhe sjelljet  anti-sociale në mesin e të rinjve, janë të gjitha dëshmi se familja dhe vlerat shoqërore mbi të cilat është bazuar ajo janë në rënie.

Psikologu Gëzim Tushi, prej disa kohësh po shfrytëzon hapësirën në rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit mendimet e tij për problematikat e shoqërisë. Ai sqaron se përse është kthyre në domosdoshmëri prania e psikologut në familjet tona.

 

Pse duhen terapeutët e familjes?

Nga Gëzim TUSHI Sociolog

“Doemos që duhen psikologët për të “shëruar” problemet dhe shqetësimet e individit. Por, institucioni më në krizë sot, sipas meje është FAMILJA. Ajo është bërë qendra e zhvillimit të shumë kontradiktave, konflikteve, mosmarrëveshjeve. Prandaj, besoj se duhet te mendojmë për një PROGRAM KOMBËTAR për TERAPINË FAMILJARE. Doemos më parë duhen përgatitur TERAPISTËT E FAMILJES, për të qenë të gatshëm të angazhohen në këtë proces shumë delikat. Por, kjo është një nga domosdoshmëritë (përveç shumë nevojave të tjera materiale) për të rregulluar shëndetin e cenuar të familjes shqiptare”, shkruan sociologu Tushi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top