Sociologu Gëzim Tushi, një njohës i thellë i problematikave shoqërore dhe ritmeve të shpejta me të cilën ajo ecën, përpiqet t’u vijë në ndihmë të gjithë ndjekësve të tij. Duke dhënë nga një opinion përkatës në rrjetin e tij social në Facebook, pa llogaritur literaturën e vazhdueshme që ai nxjerr me botime periodike, ai përpiqet t’ua lehtësojë këndvështrimin atyre që vuajnë nga mendësia e një shoqërie që e vuan modernen. Ja se si e shtron ai pyetjen: Kush ka frikë?
Njerëz që nuk kuptojnë imperativat e ndryshuara të kohës dhe qytetërimit postmodern, kanë frikë nga ndryshimet (shpeshherë edhe kaotike) dhe për të gjetur “ilaçin e shpëtimit” janë kapur fort pas “vlerave të traditës”.
Ata japin alarmin se me ritmet postmoderne të jetës, mund “të përmbysim varkën e tradicionalizmit”.
Unë them që pa e përmbysur, duhet shtuar shpejtësia e lëvizjes së saj drejt rrugëve të reja të jetës. Por, ca gjëra të tepërta, të panevojshme, të dëmshme e penguese, duhen “hedhur” nga varka e jetës tradicionaliste, në mënyrë që ajo të ecë më shpejt!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.